Beogradi: Do tërhiqem nga dialogu nëse Platforma e Qeverisë kalon në Kuvend
Nëse parlamenti në Prishtinë miraton platformën e Qeverisë në të cilën është parashikuar se me anë të bisedimet të ketë njohje të plotë të ndërsjellë të Beogradit, dhe në të cilën përmendet karrigia për Kosovën në OKB, Serbia nuk do të ulët më në tryezën e dialogut.
Kështu shkruan sot “Novosti” duke cituar burimet e saj brenda qeverisë serbe, transmeton lajmi.net.
“Beogradi nuk dëshiron të hyjnë më thellë në grackën ku nën mbulesën e dialogut fshehët karrigia e OKB-së për një shtet të rremë, dhe në heshtje të njohim neutralitetin me Kosovën”, thotë burimi.
Siç thuhet më pas në tekstin e kësaj të përditshme serbe, ndërmjetësuesit e Brukselit dështuan edhe këtë herë të dënojnë qëllimet e rrezikshme të Qeverisë Haradinajt.
Qeveria e Kosovës, dje (e premte) ka miratuar Platformën për finalizimin e dialogut politik me Beogradin, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi autorizohet për të udhëhequr dialogun dhe në të thuhet se duhet të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme me Serbinë.
Qeveria e Kosovës këtë Platformë e ka dërguar në Kuvend për miratim.
Dokumenti parasheh që dialogu duhet të përfundohet me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, që nënkupton njohjen reciproke.
Platforma parashikon gjithashtu që një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme do të lejojë Prishtinën të bëhet anëtare e OKB-së dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare në të cilat ajo nuk është anëtare./EO