AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Fushata kundër Gunther Krichbaum, financohet nga Rama, Tahiri dhe Veliaj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat dënon sulmet që po bëhen nga mediat e kontrolluara prej Edi Ramës ndaj Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestag, Gunther Krichbaum.

Basha tha se dënon sulmet e frymëzuara dhe të financuara nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri, me anë të medieve që ata kontrollojnë. Ai tha se “dënoj ashpërsisht këtë fushatë skandaloze” kundër një njeriu e politikani të ndershëm.

“Gunther Krichbaum është një figurë e nderuar në Gjermani. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar që lidhen drejtpërdrejt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn. Këto sulme dëmtojnë Shqipërinë. Me sulmet ndaj Gunther Krichbaum Edi Rama po shton numrin e deputetëve gjermanë që janë në mëdyshje për rezultatet në Shqipëri”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.