AktualitetPolitikëTë fundit

Astrit Patozi: Xi Jinping është më i mirë se Lul Basha

Ish nënkryetar i PD-së dhe ish Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike  Astrit Patozi ka reaguar lidhur me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së së ditës së djeshme.

Reagimin e tij ai ka bërë në një postim në profilin e tij në facebook.

Patozi thotë se  po sheh që po e krahasojnë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze, por Lulzim Basha thotë Patozi është humës dhe jo fitues, prandaj nuk duhet krahasuar me  Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Ja statusi i Patozit në Facebook: 

“MOS E KRAHASONI KOT ME KINËN

Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë perjetë në atë post.
Më duket pasaktësi e madhe, pervecse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.”