Arabia Saudite: Të shtëna armësh, pranë pallatit mbretëror
Policia saudite hapi hetime pasi forcat e sigurisë qëlluan një lodër të paautorizuar, të vogël të tipit dron, thonë mediat shtetërore.
Të shtënat e forta janë dëgjuar pranë pallatit mbretëror në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
Zëdhënësi zyrtar i policisë së rrethit në Rijad tha të shtunën se forcat e sigurisë “merreshin me” një lodër të paautorizuar të tipit të vogël të avionëve, pasi e gjetën atë në një pikë të sigurisë në lagjen Khuzama, tha agjensia shtetërore e lajmeve SPA.
Hetim mbi incidentin, i cili ndodhi në orën 7:50 (16:50 GMT), është në proces, shtoi SPA.
Video të postuara në internet me sa duket nga zona treguan armë zjarri të rënda.
Nuk pati asnjë informacion të menjëhershëm për ndonjë lëndim apo dëmtim.
Një zyrtar i lartë i njohur saudit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Mbreti Salman i Arabisë Saudite nuk ishte në pallatin e tij në kohën e incidentit.
“Mbreti ishte në fermën e tij në Diriya,” tha zyrtari, duke përmendur një zonë tjetër të Rijadit.
Në tetor 2017, një person i armatosur mbriti deri në një portë të pallatit të mbretit në qytetin e Xheda të Detit të Kuq dhe hapi zjarr duke vrarë të paktën dy roje sigurie dhe duke plagosur tre të tjerë para se të vriteshin.
Sulmuesi, i cili u identifikua nga ministria e brendshme si Mansour al-Amri, një shtetas 28 vjeçar saudit, ishte i armatosur me një pushkë Kalashnikov dhe tre përzjerjee Molotov.