Trump: Përpjekjet e OPEC-ut nuk janë të mira
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me përpjekjet e kartelit të naftës OPEC për të mbajtur të lartë çmimin e naftës në tregun botëror tha “nuk janë të mira” dhe se “nuk do të pranohet”,transmeton Anadolu Agency (AA).
Komenti i Trumpit në Twitter sot në mëngjes erdhi në momentin kur në Xheda takohen përfaqësuesit e vendeve të OPEC-u, për të biseduar për marrëveshjen e tyre për mbajtjen e ulët prodhimin e naftës me qëllim që çmimet të mbesin të larta.
Vendet e OPEC-ut, si Arabia Saudite dhe aleatët në marrëveshje si Rusia, varen nga çmimet e larta të naftës, meqë në këtë mënyrë rrisin fuqinë e tyre financiare.
“Me një sasi rekord të naftës në mbarë botën, duke përfshirë anijet e plota në det, çmimet e naftës janë artificialisht të larta. Kjo nuk është e mirë dhe nuk do të pranohet”, porositi Trump përmes Twitterit.
Trump nuk sqaroi se në çfarë mënyre do të neutralizojë përpjekjet për të mbajtur të lartë çmimin e naftës.