AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: S’më bën dot askush presion, në shqip apo gjuhë të huaj

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me rastin e Saimir Tahirit.

I pyetur në një studio televizive nëse realisht ka pasur presion ndërkombëtar ndaj tij që peshku i madh të ketë një emër konkret, atë të ish-ministrit, ai u përgjigj: “presion mua, në shqip apo gjuhë të huaj, nuk më bën dot asnjeri”

Përgjigja e plotë Rames:

“U bë kjo puna e peshqve pak si banale por s’ka rëndësi. Sa iu përket presioneve, unë e kam thënë dhe herë tjera, presion mua në shqip apo gjuhë të huaj nuk më bën dot njeri, kushdo te jetë, kësaj qeverie, sa të jem unë në krye të saj, si bën dot presion njeri.

A ka individë dashamirës apo jo, që janë të interesuar të kuptojnë më shumë për këtë çështje, duke qenë të huaj, patjetër që ka. Patjetër ka pasur interesim për të kuptuar si qëndron çështja se e gjithë balta e propagandës së këtushme është përcjellë andej dhe natyrisht njerëzit andej nuk gdhihen dhe ngrysen me Shqipërinë, shkojnë drejt të vërtetës duke dëgjuar një palë, pastaj dëgjojnë palën tjetër.

Rama deklaroi se nëse prokuroria sjell një provë, jemi gati të japim autorizimin.

Tahiri është kërkuar të arrestohet 2 ditë pasi ka dalë një publikim i përgjimeve të dy personave të tjerë, të dy përfaqësuesve të llumit të shoqërisë ku përmenden dhe emri i ti, pa u pyetur ai vetë, prokuroria ka kërkuar arrestimin në shkelje të plotë të kushtetutës dhe ligjit duke iu referuar imunitetit

Nuk dua të merrem me Tahirin. Prokuroria nëse ka një provë të vetme është e mirëpritur të rikthehet në komision dhe ne nuk kemi asnjë lloj problemi të japim autorizimin”, deklaroi Rama.