PD miraton statutin e ri, Paloka: Propozimet u hodhën në votim
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut, ka përfunduar pas rreth katër orësh diskutimesh. Pas mbledhjes nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se statuti u miratuar në mënyrë unanime dhe pati disa ndryshime. Paloka sqaroi se të gjitha propozimet u hodhën në votim, ndërsa hodhi poshtë pretendimin e ArbenImamit se nuk u lejuan diskutimet.
Paloka tha se “ Sot Këshilli Kombëtar miratoi statutin e ri të PD, i cili do ti paraqitet kuvendit për miratim, për pjesën tjetër është një proces shumë i gjerë që në radhë të parë kërkon edhe vullnet nga palët.
U diskutua çdo nen duke filluar nga propozimet që kishte çdo anëtar i këshillit për cdo nen u votua cdo propozim dhe në fund u votua neni që është propozuar nga kryesia e PD, sepse statuti që u propozua sot ndryshe nga sa u tha nuk ishte i kryesisë së punës por ishte një projekt statut i miratuar në kryesinë e PD. Pati ndryshime që erdhën si rezultat i propozimeve të ndryshme, pra edhe projekti që u miratua në kryesi pati ndryshime. E rëndësishme është që cdo nene dhe propozim u votua në Këshillin Kmbëtar, fituan ata që morën shumicën.”
Lidhur me mandatin e kryetarit u” propozuan disa variante, qoftë për dorëheqjen, qoftë për kufizim të mandatit të kryetarit. Lidhur me dorëheqjen argumenti i parë është se dorëheqja është vullnetare, kurse shkarkimi i kryetarit është në statut. Për propozimin tjetër që ishte për kufizimin e mandatit u dhënë argumentat që kishin të bënin me procesin zgjedhor. Nëse do të bëheshin zgjedhje, ky ka qenë një nga propozimet e Bashës dhe u kundërshtua nga ne të tjerët edhe si grup pune sepse i binte që PD të ishte gjithë kohës në proces zgjedhje për kryetarin gjë që nuk do ti shërbente aspak mbarëvajtjes së punës së PD. Përvec pjesës tjetër që do nxistë konflikte mes njerëzve që do kishin ambicje për të marrë postin e kryetarit. Të gjitha këto propozime u votuan dhe u hodhën poshtë me shumicë dërmuese të anëtarëve të këshillit. ” tha Paloka