Nxënësit amerikanë në protesta kundër dhunës me armë
Nxënësit në mbarë Shteteve të Bashkuara përkujtojnë sot 19 vjetorin e vrasjeve në shkollën e mesme “Kolumbajn” të Kolorados, ku humbën jetën 13 vetë.
Në Uashington, nxënësit e shkollave të mesme do të mblidhen përballë Shtëpisë së Bardhë dhe do të marshojnë drejt selisë së Kongresit ku do t’u bëjnë thirrje ligjvënësve të ndërmarrin veprime konkrete për kontrollin e armëve të zjarrit.
Protestat janë organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme në Parkland të Floridës ku u vranë 17 vetë.
Ndërkohë sot, një nxënës po në Florida plagosi një shok klase. Ngjarja ndodhi në një shkollë të Okalës dhe nxënësi u arrestua nga policia./VOA