AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

NATO-Rusi: Të hapura vetëm linjat e komunikimit ushtarak.

 

Në përpjekje për të sheshuar mosmarrëveshjet, midis perëndimit dhe Rusisë të enjten në mbrëmje është mbajtur edhe një takim midis Komandantit  Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe gjenerali Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe Zëvendës Ministri i Mbrojtjes

Të dy udhëheqësit ushtarakë përdorën linjën SACEUR – Russian CHOD për të nxitur parashikueshmërinë dhe transparencën. Biseda u përqendrua në çështjet që lidhen me sjelljen ushtarake dhe ushtrimet.

Ky takim ballë për ballë tregon një interes të qartë të përbashkët për të mbajtur linjat ushtarake të komunikimit, për t’u lidhur me politikën e dialogut dhe transparencës të NATO-s.

Ky takim vjen pas takimit të gjeneralit Petr Pavel, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe gjeneralit Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe zëvendësministri i Mbrojtjes  të  7 shtatorit 2017 në Baku të Azerbajxhanit.

Edhe ky takim i gjeneralit amerikan Curtis Scaparrotti dhe atij rus Valery Gerasimov u zhvillua në  Baku të Azerbaixhanit, ndërsa diskutuan se si të shmangin incidentet ushtarake që mund të çojnë në luftë.

Burimet e NATO-s dhe Ministria ruse e Mbrojtjes bënë me dije se dy oficerët e lartë diskutuan për stërvitjet ushtarake dhe lëvizjet e trupave përkatëse, në vendet baltike dhe në lindje të Europës, që të dyja palët i konsiderojnë si kërcënues

Takimi vjen gjithashtu vetëm pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Francës dhe Britanisë së Madhe, bombarduan Sirinë, marrëdhëniet me Rusinë mbeten ende të tendosura.

Pala ruse ishte totalisht kundër sulmit mbi Siri dhe kërcënoi me luftë, nëse aleatët do të synonin të merrnin kontrollin e Sirisë.

Gjenerali Scaparrotti dhe Gjenerali Gerasimov ranë dakord të vazhdojnë të përdorin linjat ushtarake të komunikimit në të ardhmen.

NATO dhe Rusia kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre që pas aneksimit ilegal e të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Mbeten ende të hapura linjat e komunikimit ushtarak./Fraksion.com