Monitorohet Prishtina për vizat
Kosova pritet të bëjë të qartë rrugëtimin drejt finalizimit të procesit të liberalizimit në fillim të muajit maj.
Kjo për arsye se në atë kohë pritet që në Kosovë të vijë një delegacion vlerësues i Komisionit Evropian.
Me këtë rast do të bëhet e ditur se sa është përmbushur kriteri i fundit për heqjen e vizave, luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është zotuar se konfirmimi për heqjen e vizave do të vijë brenda pak javësh.
Por nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur të bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë fare këtë vit, thotë Zëri.
Rekomandimi pozitiv mbetet pritje reale dhe fundi i këtij viti afat real për finalizimin e procesit të liberalizimit, sipas ekspertëve të integrimit
Gjithashtu sipas tyre, këtë gjë do ta mundësojë qëndrimi i institucioneve të Kosovës, se sa të përgjegjshme dhe efikase do të jenë ato në dy muajt e ardhshëm.