AktualitetPolitikëTë fundit

Marko Gjuriç, kthehet përsëri në Kosovë

Sopt Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do të jetë në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka aprovuar kërkesën pë vizitën e njeriut kryesor të Beogradit për Kosovën.

Por së bashku me të  do të jetë edhe Nikola Selakoviç, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Serbisë.

Ata do të marrin pjesë në një aktivitet politik në veri të Mitrovicës.

Marko Gjuriç, dhe Nikola Selakoviç, do të jenë  në pikën kufitare në Jarinjë do të jetë në ora 11:00, pastaj do të nisën për në Mitrovicë të veriut ku do ta mbajnë një takim në qendrën studentore të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Gjuriç pothuajse para  një muaji u arrestua nga autoritetet në Kosovë pasi kaloi  ilegalisht territorin e Kosovës mori pjesë në një tubim duke thyer kështu urdhrin e ndalimit për të hyrë në Kosovë,.