AktualitetPolitikëTë fundit

Kosova emëron Shpend Maxhuni, drejtor të intelegjencës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë emëruar Shpend Maxhunin drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas dorëheqjes së Driton Gashit.

Në një njoftim nga Zyra e Presidentit thuhet se duke u bazuar në ligjet që dalin nga Kushtetuta e vendit, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj morën vendim që Shpend Maxhuni të udhëheq intelegjencën kosovare.

Maxhuni ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës që nga viti 2011.

Ish-kreu i intelegjencës kosovare, Driton Gashi, më 10 prill dorëzoi dorëheqjen tek kryeministri Haradinaj, pasi ky i fundit kërkoi lirimin e menjëhershëm nga detyra, për shkak se sipas kryeministrit, Gashi në rastin e ekstradimit të gjashtë anëtarëve të FETO-s në Turqi nuk e ka informuar kryeministrin për operacionin, që u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë Turke të Intelegjencës (MIT).

Kujtojmë se më 29 mars MIT përmes një operacioni në bashkëpunim aktiv me inteligjencën kosovare, realizoi një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë nga Kosova në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.

Haradinaj, përveç nga kreu i intelegjencës kosovare, Driton Gashi, kërkoi edhe dorëheqjen e ish-ministrit të brendshëm, Flamur Sefaj, i cili poashtu më 3 prill dorëzoi dorëheqjen tek Zyra e Kryeminstrit.