AktualitetPolitikëTë fundit

Jozefina Topalli rikthehet në Këshillin Kombëtar të PD; Basha i hap rrugën

Këshilli Kombëtar i PD ka miratuar propozimin që anëtarë të këtij këshilli të jenë krahas ish-presidentëve dhe ish-kryeministrëve edhe ish-kryetarëve të Kuvendit.

Ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli i është hapur zyrtarisht rruga pëe rikthimin në Partinë Demokratike. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD falë miratimit të ndryshimeve në statut.

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është një nga zërat kritikë ndaj Luzlim Bashës, pas vendimit për ta lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Ky propozim ishte paraqitur nga anëtarët Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, por çuditërisht ka marrë edhe aprovimin e Lulzim Bashës, pavarësisht se Topalli është një nga zërat kritikë në parti.

Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.