Dy rreziqe në dialogun përfundimtar me Serbinë
Institucionet e Kosovës si duket i kanë marrë seriozisht kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, pasi që kohëve të fundit ato i kanë marrë dy vendim që çojnë në këtë drejtim.
Njëra prej tyre është themelimi i komisionit për hartimin e statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që është çështje krejtësisht e brendshme e Kosovës.
Por, kjo iniciativë përbën një rrezik në vete, për faktin se përfaqësuesit e Listës Serbe dhe zyrtarët e Beogradit po kërkojnë që Asociacionit të bëhet duke u bazuar vetëm në vendimin e Marrëveshjes së Brukselit për të cilën Gjykatës Kushtetuese konstatoi se 23 pika të kësaj marrëveshje bien ndesh me Kushtetutën e vendit.
Nga ana tjetër, krerët e institucioneve të Kosovës po deklarojnë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet duke u bazuar vetëm në vendimin e kushtetueses.
Duka pasur të dyja palët me qëndrime të kundërta për çështjen e njëjtë, atëherë ekziston rreziku që në Bruksel të rinegociohet edhe një herë kjo marrëveshje.
Rinegocimi i kësaj marrëveshjeje çon në një kompromis të ardhshëm që tejkalon vendimin e kushtetueses që është fatale për shtetin dhe rendin juridik.
Sa i përket themelimit të Asociacionit, në publik herë pas herë po hidhet në publik një mendim se në këmbim të votimit të ushtrisë së Kosovës nga ana e Listës Serbe, institucionet tona duhet të pranojnë këtë Bashkësinë e komunave, ashtu siç po kërkojnë serbët.
Rreziku tjetër është vazhdimi i bisedimeve përfundimtare në Bruksel me Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.
Për këtë, Qeveria e Kosovës dje i dërguar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim platformën për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Edhe për këtë çështje delegacioni i Kosovës dhe i Serbisë kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket qëllimit dhe përmbajtjes së fazës finale të dialogut.
Serbia këtu po kërkon që të hapen bisedimet për statutin e Kosovës që përbën rrezik për ekzistencën e Pavarësisë që deri më tani Kosovën e kanë njohur mbi 114 shtete të botës.
Një kërkesë tjetër e Serbisë është që katër komunat veriore të vendit t’i bashkohen Serbisë në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Të dyja këto kërkesa të Serbisë, janë të dëmshme dhe rrjedhimisht nuk duhet pranuar delegacioni i Kosovës.
Por, e keqja e delegacionit tonë është se deri më tani nuk ka pasur një strategji apo vija të kuqe se çfarë duhet të bisedohet në bisedimet e Brukselit me Serbinë dhe çfarë jo.
Madje, disa prej tyre që aktualisht janë në krye të institucioneve po mundohen të paraqesin vetën para ndërkombëtarëve se vetëm ata janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke u thirrur në të kaluarën e tyre si komandant të UÇK-së për përfitime të tyre personale.
Andaj, nuk është e rastësishme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë po planifikohet të bëhet gjatë kësaj legjislature, ku ekzekutivi nuk e ka madje as shumicën në parlament pas deklaratës publike të Listës Serbe për dalja nga koalicioni qeverisës./Arben Sylejmani/Bota sot