AktualitetBota+Të fundit

Berlin: Evakuohet popullsia, shkak një bombë e luftës së Dytë Botërore

Këtë mëngjes  Berlini është tronditur nga  alarmi i një bombe të luftës së Dytë Botërore.

Për këtë arësye që në mëngjesin në Berlin filluan evakuime masive për të lejuar ekspertët të largojnë bombën.

Evakuimet  nisën rreth orës 09:00 dhe do të prekin një zonë deri në 800 metra nga vendi ku është zbuluar bomba.

Zona përfshin Ministritë e Qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit.

Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-45 gjenden çdo vit.

Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar.