AktualitetNATO/BETë fundit

Aftësitë më të fundit të NATO-s

Zyrtarët e lartë të mbrojtjes kombëtare diskutuan mundësitë për të siguruar dhe zhvilluar së bashku aftësitë që Aleanca duhet t’i përballojë sfidat e sotme të sigurisë në Konferencën e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare (CNAD), mbajtur në Luksemburg më 19 prill 2018.

“Për të kryer misionet dhe detyrat e veta, NATO ka nevojë për pajisje të avancuara dhe me kosto efektive”, tha Camille Grand, Kryetari i Përhershëm i CNAD dhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Investimet e Mbrojtjes gjatë hapjes së Konferencës. Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm të CNAD në ndihmën që aleatët e NATO-s vendosin se si dhe ku të investojnë në mbrojtje.

Lehtësimi i bashkëpunimit shumëkombësh

Gjatë këtij takimi drejtorët e armatimeve shprehën në mënyrë të veçantë qëllimin e tyre për të ndjekur blerjen e përbashkët – dhe deponimin e përbashkët – të municioneve vendimtare të betejës tokësore (LBDMs) që do t’u mundësojnë pjesëmarrësve të marrin municione me kosto më të ulët dhe të harmonizojnë inventarët e tyre.
Ata gjithashtu do të vazhdojnë të punojnë për të zhvilluar sisteme detare pa pilot të përshtatshme për luftë anti-nëndetëse dhe aplikime të tjera detare në ujërat e thella.

“Të gjitha këto iniciativa do të forcojnë Aleancën dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e ndërveprimit të forcave të NATO-s dhe në sigurimin e përdorimit më efikas të burimeve”, tha Camille Grand.

Mbështetja e projekteve të zhvillimit afatgjatë të aftësive

Siç është e zakonshme në takimin e tyre dyvjeçar, drejtorët janë azhurnuar mbi gjendjen e programeve kryesore të qeverisura nga CNAD si Inteligjenca e Përbashkët, Mbikëqyrja dhe Incizimi; Mbikëqyrja tokësore e Aleancës; Vëzhgimi dhe Kontrolli i Ardhshëm i Aleancës (pasuesi i avionit të mbikëqyrjes AWACS, i referuar edhe si ‘sytë e NATO-s në qiell; dhe Mbrojtjes të Raketave Balistike.

Takimi plenar i ardhshëm i CNAD do të mbahet në Shtabin e NATO-s në vjeshtën e vitit 2018.

Rreth Konferencës së Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare

CNAD mbledh së bashku zyrtarët e lartë kombëtarë përgjegjës për prokurimin e mbrojtjes në vendet anëtare dhe vendet partnere të NATO-s. Ajo u ofron atyre mundësi për të bashkëpunuar në pajisjet dhe projektet kërkimore.

Në të njëjtën kohë, ajo lehtëson shkëmbimin e informacionit mbi programet kombëtare në dobi të vendeve individuale dhe NATO-s si tërësi. Agjencia për Mbështetjen dhe Prokurimin e NATO-s (NSPA), e vendosur në Luksemburg, mbështet vendet pjesëmarrëse në prokurimin e aftësive efektive dhe me kosto efektive./NATO burimet/Fraksion.com