Tiranë-Londër, fluturim direkt; Wizz Air çmim low cost?!
Kompania ajrore Wizz Air, e njohur si një kompani low cost, filloi këtë të enjte fluturimet direkte Tiranë-Londër me një avion të tipit Airbus A320. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi se destinacioni i ri, i cili do të operohet nga Wizz Air nga Tirana International Airport drejt London Luton, është programuar tre herë në javë dhe çmimet – sipas kompanisë – do të fillojnë nga 29.99 EURO, duke krijuar kështu mundësi udhëtimi të arsyeshme për Shqipërinë.
“Ne jemi entuziastë për këtë shërbim të ri nga Wizz Air. Kjo do të shërbejë si një ndihmë e konsiderueshme për shumë shqiptarë, të cilët jetojnë në Londër dhe jashtë saj. Do të ofrojë mundësi të reja për udhëtarët dhe për eksplorimin në vazhdimësi të Shqipërisë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Rolf Castro-Vasquez. Fillimi i fluturimeve drejt Londrës nga Wizz Air pason fluturimet direkte nga shoqëria ajrore Hungareze në prillin e vitit të kaluar, që lidhën Tiranën me Budapestin.
Çmimet nuk janë edhe aq low cost
Por ndërsa kompania Wizz Air njihet si një kompani që ofron çmime të lira ne kete rast nuk eshte keshtu. Kjo verifkohet thjesht nëse shkon në faqen e saj zyrtare ku mund të gjesh oferta shumë të mira per linja te tjera, por për linjën e re Tiranë-Londër çmimet nuk janë edhe aq të lira.
Vetëm për majin mund të gjesh çmime prej 40 euro për fluturimin Tiranë-Londër, por kthimi sigurisht që e çon çmimin final goxha më të kripur. Nëse do të blesh një biletë për javën e ardhshme vajtje-ardhje 24-28 prill çmimi i saj mbi 300 euro. Për një fluturim vajtje-ardhje në maj (22-26 maj) çmimi minimal që mund të sigurosh është 270 euro kurse në qershor (19-23 qershor )190 euro. Dy muajt e pikut të verës korrik dhe gusht rezultojnë me çmime më të lartë ku 24-28 korrik çmimi i biletës është 350 euro, kurse 21-25 gusht 430 euro, shkruan Monitor.
Kompania Wizz Air ofron fluturime direkte nga Shkupi ne Londër dhe për javën e fundit tw muajit korrik kostoja e një bilete vajtje-ardhje është rreth 230 euro.