AktualitetNATO/BETë fundit

NATO, ripohon sigurinë e grave në partneritet me Komunitetin Ndërkombëtar

“NATO ka një mundësi për të qenë një mbrojtës kryesor i të drejtave të grave, duke u mbështetur në pikat e forta dhe aftësitë e vendeve të saj dhe duke punuar me  më shumë se dyzet partnerë”, tha znj. Clare Hutchinson, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Siguri më 16 prill 2018, gjatë fjalës së saj drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në një sesion të hapur mbi temën e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.

“Në NATO kuptojmë se mbrojtja është në thelb të mandatit të Grave, Paqes dhe Sigurisë. Forcat e NATO-s kanë një përgjegjësi për të mbrojtur dhe siguruar gratë kundër dhunës; por ne gjithashtu e pranojmë se kjo nuk mund të ndahet nga çështja e fuqizimit dhe pjesëmarrjes; nuk mund të ketë mbrojtje pa pjesëmarrje “, vuri në dukje znj. Hutchinson. Pas miratimit të Planit  të Politikave dhe Planit të Veprimit të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, NATO ka hartuar udhëzime ushtarake për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur dhunës seksuale dhe dhunës në baza gjinore. “Kjo na ka dhënë bazën nga e cila të punojmë dhe shërbejmë si një mjet praktik për komandantët që të trajtojnë dhe t’i përgjigjen dhunës seksuale në konflikt; por ne gjithashtu pranojmë se përpjekjet duhet të koordinohen me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe shoqërinë civile, “shtoi znj. Hutchinson.

Znj. Hutchinson mori detyrën si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë më 8 janar 2018, pas një përvoje të gjatë, e cila përfshinte më shumë se dhjetë vjet duke punuar si Këshilltare Gjinore me Kombet e Bashkuara, përfshirë në Kosovë dhe Liban.

NATO e ka njohur  prej kohësh rëndësinë e grave në forcat e armatosura; Komiteti për Gratë në Forcat e NATO-s u formua në vitin 1976. Sot Aleanca fokusohet në çështjet gjinore në trajnime dhe operacione; punon me organizata ndërkombëtare si Kryqi i Kuq për të mbrojtur civilët; dhe synon të promovojë gratë në të gjitha nivelet në organizatë, duke filluar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm Rose Gottemoeller./Burimet e NATO-s/Fraksion.com