AktualitetPolitikëTë fundit

Haradinaj: Liberalizimi çështje javësh: Unitet për finalizimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në Zonën Schengen brenda javësh pa dhënë një datë të saktë se kur, raporton Ekonomia Online.

Këto zotim ai tha se ka marrë gjatë takimeve që pati në Shkup me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherinin.

Kur foli për Raportin e Komisionit Evropian, tha se ai paraqet punën dy vjeçare dhe vlerëson dinamikën e punëve të bëra.

“Dje kemi qenë në Shkup ka qenë një pritje shumë korrekte dhe gjatë ditës kam pas takim me homologët që kanë marrë pjesë e veçanërisht me Hahn dhe Mogherini”.

“Raporti është me evidencë të progresit ajo çka është konkrete që na intereson neve është liberalizimi i vizave e besoj që në javët në vazhdim do të marrim”.

“Duke qenë kështu dhe nga bisedat që kam pas Kosova e ka kaluar mesataren e kërkuar për liberalizim puna nuk ndalet do të kemi edhe një vlerësim në mal, por edhe kam bukur të sigurt që në javët që vijën do ti konfirmohet për liberalizim”.

Kur foli për platformën shtetërore për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, ai ka ftuar të gjitha partitë që të bashkohen drejt finalizimit të dialogut.

“I kisha lut deputetët që ti përgjigjen kohës është një përgjigjeje për etapën në të cilën jemi kur do të ndodh dialogu final unë mendoj se është konsumuar dialogu aktual po shihet që s’po jep efekte”.

Haradinaj deklaroi se Asociacioni do të formohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se ultimatumi i dhënë nga Lista Serbe, se nëse nuk bëhen hapa konkret nga Qeveria e Kosovës, ata do ta formojnë atë njëanshëm, nuk paraqet ndonjë efekt.

“Ka ndryshuar gjendja faktike, Kosova është në proces e sipër të formimit të statutit në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Kjo marrëveshje në fund e ka paraparë që të dërgohet në kushtetuese e të shihet a është në përputhje me Kushtetutën”.

“Ultimatumi më nuk vlen se puna ka filluar”.