AktualitetEkonomiTë fundit

FMN, ndan rreth 79.98 trilionë dollarë të ekonomisë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), thotë se ekonomia amerikane është më e madhja në botë e ndjekur nga Kina në vend të dytë dhe Japonia në vend të tretë.

Më pas vjen Gjermania  në vend  të katërt, me një ekonomi prej 4.2 trilionë dollarësh, Mbretëria e Bashkuar është e pesta me 2.94 trilionë dollarë dhe Franca është e gjashta me 2.93 trilionë dollarë.

Në vend të shtatë është ekonomia e Indisë dhe në vend të tetë është Italia.  Brazili me një ekonomi prej më shumë se 2.14 trilionë dollarë, është i nënti në listë ndërsa Kanadaja është ekonomia e dhjetë me një ekonomi prej 1.8 trilion dollarësh.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara është më e madhe se ekonomitë e kombinuara nga pozita e katërt në të dhjetën në listë.

Ekonomia botërore  ka vlerë rreth 79.98 trilionë dollarë, që do të thotë se SHBA-ja llogaritet për më shumë se një të katërta e totalit të botës.