Drejtoresha e CIA-s: Konfirmimi më 9 maj
Seanca e konfirmimit të kandidaturës së presidentit Donald Trump për të udhëhequr Agjencinë Qendrore amerikane të Zbulimit, CIA-s, do të fillojë muajin e ardhshëm, njofton Zërit i Amerikës
Komisionit i Zbulimit i Senatit njoftoi sot se zëvëndës drejtorja aktuale e CIA-s Gina Haspel, do të dëshmojë përpara anëtarëve të tij më 9 maj.
Nëse konfirmohet, zonja Haspel do të zëvendësojë Mike Pompeon, të cilin zoti Trump e ka emëruar për postin e Sekretarit të Shtetit, pasi shkarkoi nga kjo detyrë Rex Tillersonin.
Zonja Haspel është gruaja e parë e emëruar për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Zbulimit.