Andersson: Në botën time Ibrahimoviç ka braktisur ekipin kombëtar
Trajneri i kombëtares së futbollit të Suedisë, Janne Andersson, deklaroi se nuk është duke tentuar të bind ish-lojtarin e kombëtares, Zlatan Ibrahimoviç, që të kthehet në ekipin suedez, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në botën time ai ka braktisur ekipin nacional edhe atë ai qartë e porositi. Nëse është i interesuar që të na bashkohet, nëse ka ndryshuar mendimin, mund të lajmërohet dhe për atë do të bisedojmë”, deklaroi Andersson për gazetën “Svenska Dagbladet”.
Kthimi eventual i Ibrahimoviçit në ekipin e kombëtares së Suedisë, sipas trajnerit suedez, është diçka që vet futbollisti duhet të vendos.
Mediat lidhur me kthimin e mundshëm të Ibrahimoviçit në ekipin e kombëtares suedeze filluan sërish të shkruajnë pas pjesëmarrjes së tij në emisionin e udhëheqësit të njohur Jimmy Kimmle, kur deklaroi se do të kthehet për Kampionatin Botëror. Suedezi, megjithatë, nuk saktësoi nëse në Rusi shkon si tifoz ose anëtar i kombëtares së Suedisë.
“Po, do të shkoj në Kampionatin Botëror. Ai nuk është pa mua. Nëse them më shumë për këtë, njerëzit do të më varin. Ashtu duhet të kem kujdes çfarë them”, tha Ibrahimoviç.
Lojtari i LA Galaxy kombëtares i dha lamtumirën pas Kampionatit Evropian në vitin 2016 në Francë.