Ish ministri Tahiri: Heshtja ime nuk është dorëzim, por respekt për drejtësinë
“Mirëmëngjesi, urime për rekomandimin”, u ka thënë ish ministri Tahiri medias para se të hynte sot në seancën parlamentare.
Ish minstri i Brendshëm Saimir Tahiri është kthyer në seancën parlamentare pas gjashtë muaj mungesë. Ai sot gjithashtu është përgatitur të flasë në ligjin për Prokurorinë.
Por opozita nuk do të ketë mundësi të ndjekë fjalën e Tahirit kur në seancë pasi ajo kishte parashikuar që të largohej pasi të flaste për integrimin dhe në fakt opozita është larguar tashmë nga salla.
Ndërsa pas jehonës që bëri deklarata e tij e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, ku u kthye pas 6 muajsh mungesë,T ahiri ka reaguar në Facebook
Ai ka siguruar se heshtja e tij e deritanishme nuk është dorëzim, por vetëm respekt për drejtësinë, ndërsa ka sqaruar edhe atë që shumë media e interpretuan kërcënim apo mesazh të koduar ndaj kryeministrit Rama. Tahiri tha se nuk ka nevojë t’i çoj mesazhe të koduara askujt, pasi nëse ka ndonjë mesazh e çon atë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.
Kete rruge do ndjek me durim.
Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.
Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.
E nuk do ndalem!”, shkruan ministri Tahiri.
Postimi i tij i fundit në Facebook ka qenë më 21 shkurt për ditëlindjen e djalit të tij, ndërsa në Tvvitter natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2017.