AktualitetEkonomiTë fundit

Tjetër koncesion: Hapet gara, 245 milionë euro për rrugën Thumanë-Kashar

Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë hapi procedurën e dhënies me koncesion/PPP Projektit të Rrugës Thumanë – Fushë-Krujë – Vorë – Kashar. Fondi limit i vendosur për këtë procedurë është 31.7 miliardë lekë (245.7 mln euro) por hapja e garës nënkupton se ofertat mund ta ulin më tej këtë vlerë. Aktualisht Gener 2 është kompania që ka shfaqur interes për ndërtimin e projektit dhe falë ofertës së pakërkuar, është shpërblyer me 8.5 pikë. Ndërsa gjithë operatorët e tjerë hyjnë në garë me zero pikë, Gener 2 e fillon atë me 8.5 pikë.

Projekti i rrugës

Gjurma e rrugës fillon nga Thumana, 150 m në brendësi të autostradës ekzistuese me 4 korsi, që lidh Milotin me Thumanën në drejtim të Fushë – Krujës. Gjurma e rrugës vijon me një kthesë djathtas dhe vazhdon e drejtë në fusha deri në afërsi të Fushë-Krujës. Më pas, me anë të një kthese të dyfishtë i afrohet Aeroportit të Rinasit. Gjurma e rrugës vazhdon në krahë të djathtë të rrugës automobilistike të Rinasit, deri në lidhjen e saj me Autostradën Tiranë-Durrës në Kashar (rreth km të 12 në drejtimin Tiranë -Durrës).

Vlerësimi i ofertave

Nga 100 pikë që ka në total procedura, të paktën 35 pikë janë parashikuar për propozimin teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes. Për ndikimin mjedisor oferta do të vlerësohet me 20 pikë, kurse për ndikimin social, 10 pikë. Po kaq, pra 10 pikë parashikohen edhe për afatin e përfundimit, kurse për ofertën financiare është menduar 25 pikë.

Kushtet

Dhënia me koncesion /PPP “Për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Aksit Rrugor Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”, do të bëhet përmes parimit të “Projektit me Çelësa në dorë”. Kushtet thelbësore të kesaj procedure përfshijnë:

  1. Objekti i kontrates sē koncesionit/PPP: “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Aksit Rrugor Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”
  2. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP: 13 vjet
  3. Aktivitetet për t’u kryer nga koncesionari: “Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Aksit Rrugor Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar” sipas standardeve të miratuara nga Autoriteti Kontraktues.
  4. Burimet e të ardhurave të Koncesionarit: një pagesë disponueshmërie vjetore e pagueshme nga Autoriteti Kontraktues për Koncesionarin, niveli i së cilës do të përcaktohet në ofertën e paraqitur nga konkurrentët.

Pagesa e parë e kestit do të kryhet nga Autoriteti Kontraktues, kur Koncesionari të ketë kryer jo më pak se 25% të punimeve.

Kryqëzimi tek Aeroportit i Rinasit dhe Doganës