Sheshel shkel flamurin kroat, rikthehen tensionet Kroaci-Serbi
Vizita e një delegacioni kroat në Serbi është shoqëruar me një incident. Kreu i Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel ka sharë delegacionin kroat të kryesuar nga kryeparlamentari Gordan Jandrokoviq, i cili zhvilloi një vizitë dyditore në Serbi. Në hollin e Parlamentit serb, siç shkruajnë mediat kroate, Sheshel i dënuar për krime lufte ka shkelur flamurin kroat.
Për pasojë, vizita e delegacionit të Kroacisë është ndërprerë. Pala kroate e ka konsideruar incidentin të pa civilizuar, të pa pranueshëm, duke dënuar aktin e mos respektimit të simbolit kombëtar të vendit të tyre.
“Delegacioni i Parlamentit të Kroacisë, i kryesuar nga kryetari i saj Gordan Jandrokoviç ka vendosur të ndërpresë vizitën zyrtare në Republikën e Serbisë, pas incidentit që ka shkaktuar kryetari i Partisë Radikale Serbe dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë Vojislav Sheshel”.
“Pavarësisht fillimit të mirë të vizitës zyrtare dhe angazhimin për të bërë më të mirën për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, për shkak të këtij akti, i cila është shkelur rëndë dinjitetin e Republikës së Kroacisë dhe Parlamentit kroat, ne ndërpremë vizitën”.