AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Rama në Shkup, në krah të Mogherinit dhe me kryeministrat e Rajonit

Pas prezantimit të progres-raportit të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shefja për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka bërë bashkë në Shkup kryeministrat e vendeve aspirante për në BE, ku marrin pjesë edhe Edi Rama e Ramush Haradinaj.

Kryeministri Rama ka postuar foton në faqen e tij Zyrtare ne Facebook

Së bashku me të  janë edhe kryeministrat e Serbisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë.

Mogherini i prezantoi sot kryeministrit maqedonas, Zaev vlerësimin e Komisionit Europian ku në tërësinë e tyre theksohen problemet e mbartura për këtë shtet si raportet me Greqinë, lidhur me gjetjen e emrit, përplasjet e brendshme, respektimi i të drejtave të njeriut etj.