SportTë fundit

Pjesa e parë mbyllet në “paqe”, Flamurtari shumë pranë finales së Kupës

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e takimit Flamurtari-Skënderbeu. Një 45 minutësh i vakët me raste për gol, por i luftuar në tribuna.

Një episod në minutën e 35-të bëri që kryesori të ndërpresë lojën dhe të ndëshkojë me karton të verdhë Tefik Osmani pasi largon topin drejt tifozëve i nevozuar.

Një rezultat që favorizon maksimalisht Flamurtarin, që është shumë pranë finales së Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të gjejë Laçin.