Pas kthimit nga Berlini, Basha: Ramës do t’i shtohet ankthi
Pas kthimit nga Berlini, ku ishte në një takim 3 ditor me zyrtarë të lartë atje të qeverisë federale, për t’i bindur në lidhje me votën pro në Këshillin Evropian për hapjen e negociatave për anëtarëim të Shqipërisë, kreu i PD Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët tha se ka gjetur shumë skepticizëm mes tyre. Por opozita tha Basha i ka kërkuar Gjermanisë të votojë pro Shqipërisë, pasi kjo do të sillte më shumë presion dhe monitorim për qeverinë e cila do të nxitej të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Basha i ka bërë një thirrje Ramës: Thirrja ime për Ramën, e kuptoj ankthin që është deficitar në 5 prioritetet, po do i shtohet akoma nëse nuk ndërmerren hapat që BE pret në raport me luftën kundër krimit të organizuar, kapjes së shtetit, korrupsionit etj.
Rama të marrë përgjegjësitë e tij për të lejuar arrestimin e Tahirit, të marrë përgjegjësitë e tij duke lejuar drejtësinë të hetojë dhe të vërë para drejtësisë çdo politikan dhe zyrtar të korruptuar. Këtu nuk bëhet fjalë për listë të bërë nga opozita. Këto janë lista dhe të dhëna që burojnë nga agjencitë e ligjzbatimit në Europë.
Shumë shpejt vendet anëtare do të marrin vendimin e tyre. Një vendim negativ ndëshkon Shqipërinë dhe shpërblen keqbërësit, shtetin e kapur, kriminalitetin dhe korrupsionin. Ky qëndrim i qartë i opozitës shpresojmë të çojë drejt vendimit pozitiv. Ka disa çështje që janë të pakalueshme për Tiranën, përsa i përket mosndëshkimit të zyrtarëve të lartë, reforma zgjedhore, reforma në Drejtësi ku kërkohet që ajo të avancojë siç është votuar në Kushtetutë; të çojë në një drejtësi të pakapur dhe të ketë rezultate”.
Basha tha se “Kemi kërkuar që Gjermania të mos bëjnë gjyqtarin se nëse e bëjnë, situata është e pashpresë dhe negociatat nuk hapen.
Kemi hasur jo pak skepticizëm dhe pesimizëm sa i përket statusit real në raport me këto 5 apo 7 kushtet që ka Gjermania. Na thanë a je i bindur që janë arritur plotësimi i luftës kundër krimit, korurpsionit?
Se raportet e tyre tregojnë dicka tjetër, s’është cmontuar asnjë bandë, s’është kapur asnjë kryebandit, edhe kur njoftohen urdhërarreste ia mbathin, e njejta edhe rasti i Tahirit dhe oficerëve të lartë të policisë që janë në kërkim.
Edhe sa i përket luftës kundër korrupsionit, reformës në drejrtësi, hapat janë shumë të ngadaltë. Si kapja e kryeprokurorisë.
Raporti gjerman që na u vu përpara ishte 30% emërime politike gjatë viteve të fundit, rasti i Kukësit, dialogu në këtë komision, s’ishte aspak i lehtë dhe detyra jonë s’është të bëjmë hipokritin.
Kërkojmë hapjen e negociatave se sa më shumë të avancojë procesi i integrimit aq më shumë presion do ketë mbi qeverinë.
Problemi i dytë frika se qeveria do e përdore hapjen e negociatave si makiazh për problemet në vend që kanë nevojë për zgjidhje. Për fat të keq në fjalët dhe mesazhet që ka dhënë Rama s’ka bërë asgjë për ta ulur këtë frikë”, tha Basha