Merkel më 27 prill vizitë zyrtare në SHBA
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 27 prill do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Washington, në kuadër të së cilës do të takohet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, deklaroi se liderët e SHBA-ve dhe Gjermanisë do të bisedojnë për çështje bilaterale, si dhe për sfidat e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Informacionin mbi vizitën e Merkelit e konfirmoi edhe Shtëpia e Bardhë, e cila njoftoi se në Washington tre ditë më herët, më 24 prill, do të qëndrojë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Macron dhe Merkel këmbëngulin që të ruajnë marrëveshjen për programin bërthamor iranian, të cilën në vitin 2015 e arritën fuqitë botërore me Teheranin. Trump u kërcënua se do të tërhiqet nga kjo marrëveshje deri më 12 maj “përveç nëse nuk rregullohen mangësitë serioze”.
Paralajmërimi i Trumpit se do të vendos tatime mbi importin e çelikut dhe aluminit shkaktoi tensione me Bashkimin Evropian, ndërsa veçmas me Gjermaninë. Macron dhe Merkel dëshirojnë të sigurohen nëse SHBA-të përjashtojnë BE-në nga këto tatime.