Liverpool futet në merkato, kërkon dy yjet e Napolit
Kur kanë mbetur edhe pak takime për t’u mbyllur sezoni aktual, Jurgen Klopp po kërkon përforcime për Liverpool-in e sezonit të ardhshëm.
Sipas “Daily Mirror” trajneri gjerman ka vënë në shënjestër dy “diamantet” e Napolit Piotr Zielinski dhe Jorginho.
Për të marrë shërbimet e mesfushorit polak duhen rreth 66 milionë euro, ndërsa Jorginho kushton 58 milionë euro dhe për të “të kuqtë” duhet të mposhtin konkurrencën e Manchester United, Manchester City dhe Arsenal.
“Yjet” e De Laurentis pëlqehen nga gjysma e Europës dhe Liverpool po përgatitet të investojë te dy prej tyre, për të zëvendësuar Emre Can, që nuk do të rinovojë kontratë, teksa me ardhjen e Naby Keita nga Leipzig, Klopp kërkon t’i jap një pamje të re mesfushës.