Ja kush dominon momentalisht Sirinë
Regjimi i Bashar al Asadit në Siri me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit dominon 58 për qind të territorit të vendit. Teksa territori i opozitarëve ka rënë në rreth 12 për qind, theksohet se organizata terroriste YPG/PKK e mbështetur nga SHBA-ja ka nën pushtim një të katërtën e vendit.
Fati i luftës së brendshme që ka nisur në mars 2011 në Siri ka ndryshuar me mbështetjen që Irani dhe Rusia i kanë dhënë regjimit dhe me mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë organizatës terroriste YPG/PKK.
Rusia ndërhyri drejtpërdrejt në luftën civile më 30 shtator, pasi opozitarët përparuan në shumë pika strategjike në vitin 2015, kryesisht në Idlib.
Regjimi me mbështetjen ajrore të Rusisë dhe atë tokësore nga Irani nisi operacione në shumë fronte kundër opozitarëve, ku dhe pas kësaj periudhe ecuria e luftës së brendshme ndryshoi në favor në regjimit.
Ndërkohë që organizata terroriste YPG/PKK-ja brenda dy viteve pushtoi një të katërtën e vendit me mbështetjen e SHBA-ve që filloi më janar 2014 me arsyetimin e luftës kundër DEASH-it.
Territori i YPG/PKK-së, pavarësisht se pësoi një rënie në 45.967 km katrorë pas dëbimit nga Afrini në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Turqia, organizata ka nën pushtim ende një të katërtën e vendit.
Në tetor 2017 organizata terroriste DEASH u dëbua nga Rakka dhe Dejrizor, dhe që nga ajo periudhë e deri tani nuk zhvillohet asnjë operacion kundër DEASH-it.
Aktualisht DEASH-i dominon në rajonin periferik Shedadi në pjesën kufitare me Irakun në Haseke, pjesën periferike lindore në Homs dhe gjithashtu ka prani në disa pika në Damask dhe Kunejtra.
Sipas matjeve territoriale që AA ka kryer mbi hartë, zonat e okupimit të DEASH prej 9,184 kilometra katrorë korrespondojnë me 5,28 për qind të territorit të vendit.
Regjimi kontrollon më shumë se gjysmën e vendit
Regjimi kohët e fundit ka marrë nën kontroll Gutën Lindore të cilën që prej 5 vitesh e ka mbajtur nën rrethim dhe sulme intensive.
Në fund të vitit 2016 regjimi i cili në të njëjtën mënyrë mori edhe Halepin nën kontroll, tashmë ai është drejtuar drejt rajonit verior të Homsit i cili ndodhet nën rrethim.
Aktualisht regjimi me dominimin e tij në një territor prej 107,803 km katrorë ka nën kontroll 58 për qind të territorit të vendit.
Opozitarët dominojnë në një të tetën e territorit të vendit
Ndërsa opozitarët që janë tërhequr nga rajonet nën kontrollin e tyre me ndërhyrjen e SHBA, Rusisë dhe Iranit, aktualisht kanë nën kontroll një territor prej 21.745 km katrorë pra 11.73 për qind të vendit.
Idlibi i cili ndodhet në territorin sirian përballë me qytetin Hatay të Turqisë, që prej majit 2015 e deri tani është në pozicionin kala për opozitarët.
Në Idlib ku dominojnë opozitarët, në pjesën jugore të qytetit dhe në pjesën periferike në veriperëndim të Halepit janë të pranishëm disa grupe të armatosura kundër regjimit.
Opozitarët në Homs kanë nën kontroll pjesën veriore të rajonit i cili mbahet nën rrethimin e regjimit dhe të mbështetësve të tij që prej 5 vitesh. Opozitarët këtu në 4 ditët e fundit po përballen me sulmet intensive të regjimit.
Ndërkohë që opozitarët vazhdojnë të ruajnë praninë e tyre në një pjesë të madhe të qendrës së rajonit Dera në jug të vendit, në një pjesë rajonit Kunejtra dhe në zonën periferie në kufi me Jordaninë.
Gjithashtu opozitarët vazhdojnë përpjekje për prani kundër kërcënimeve të grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane në rajonin Tanif që ndodhet në kufirin Siri-Irak-Jordani.
Pas rezistencës ndaj sulmeve intensive dhe bllokadës 5 vjeçare opozitarët në rajonin e Gutës Lindore të Damaskut, u detyruan që të tërhiqeshin nga rajoni në kuadër të një marrëveshjeje të arritur me Rusinë.
Ndër të tjera theksohet se rajoni Lindor Kalamun në verilindje të Damaskut ndodhet ende nën kontrollin e opozitarëve.
Operacioni “Dega e Ullirit” bashkoi rajonet opozitare
Me largimin e organizatës terroriste YPG/PKK-së nga Afrini në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” i cili nisi me 20 janar Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) u bë bashkimi me rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe me rajonin Idlib në kufi me Turqinë.
Në këtë mënyrë opozitarët në veri të Sirisë kanë fituar një territor gjithsej 3.894 kilometra katrorë. / Anadolu Agency (AA).