Atalanta leksion Benevento-s, Berisha “hedh” në kategorinë e dytë Djimsitin
Atalanta është rikthyer tek fitorja në kampionat, me bergamaskët që mposhtën pastër 3-0 Beneventon.
Një takim i dominuar totalisht nga bluzijtë që pas kësaj fitoreje futen ” në valle” për një vend në Kupave të Evropës.
Për të zhbllokuar takimin mendoi Freuler që i shërbyer nga Cristante e kishte të lehtë ta depozitonte topin pas shpinës së Puggioni. Pavarësisht tentativave për të shënuar golin e qetësisë që në pjesën e parë, “misionin” e përfundoi Barroë në minutën e 49-të, që i shërbyer në hyrje të zonës përsëri nga Cristante lëshoi një silurë drejt portës, ku u ndal vetëm nga rrjeta.
Spektakolarë ishte dhe goli i 3-të, me Gomez që bëri gjithçka në zemër të mbrojtjes vendase për të tundur rrjetën në fund.
Ky takim kishte derbi kuqezi, pasi Berat Djimsiti në njërën anë dhe Etrit Berisha në anën tjetër ishin titullarë duke qënë në një nivel mbi mesataren e ekipit. Pas këtij 3 pikëshi Atalanta ngjitet në vendin e 7-të me 52 pikë, -1 nga Milani që momentalisht mban një pozicion që të dërgon në Evropë vitin e ardhshëm.
Ndërkohë Benevento është shumë pranë rënies, pasi kur kanë mbetur dhe pesë takime deri në fundin e sezonit, ka gjysmën e pikëve (14 pikë) që numëron SPAL që mban një pozicion që të siguron qëndrimin.