AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Të tjera raketa në Siri?!

Pretendohet se kanë qenë nën shenjestrën e sulmeve me raketa dy bazat ajrore të regjimit të Bashar al Asadit në kryeqytetin Damask dhe në Homs të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas pretendimit nga agjencia zyrtare e lajmeve SANA e regjimit të Asadit, në orët e pasmesnatës në qiellin e qytetin Homs kanë hyrë raketa të cilët nuk përcaktohet se kujt i përkasin.

Gjithashtu sipas SANA-s pretendohet se raketat janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Edhe nga burime të afërta me ushtrinë e regjimit është pretenduar se baza ajrore ushtarake Dumejr në Damask ka qenë në objektivin e raketave, ku shumica e tyre janë rrëzuar.

SHBA, Britania dhe Franca të shtunën e kaluar goditën bazat e regjimit në Damask, Homs dhe Halep, pas sulmit me armë kimike ku si pasojë humbën jetën 78 civilë në rajonin Duma të Gutës Lindore e cila mbahet nën rrethimin e regjimit të Asadit.

Regjimi pas sulmeve më 14 prill kishte pretenduar se sistemi i mbrojtjes ajrore kishte rrëzuar shumicën e raketave.