Raporti i KE, Vlahutin: Shqipëria ka arsye të jetë e gëzuar sot
Romana Vlahutin, ambasadorja e Bashkimit Europna në vendin tonë, në fjalën e saj në një konferencë pak minuta para publikimit të raportit të KE, u shpreh se Shqipëria ka arsye të jetë e gëzuar sot.
Vlahutin bëri me dije se do të jetë Federica Mogherini ajo që do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë drejtpërdrejt nga Brukseli.
“Është një proces historik, ndaj kërkohet durim, në ditët në vijim do të hyhet në thellësi të raportit”, tha Vlahutin.