AktualitetBota+Life StyleTë fundit

“Cicërimat” e Trumpit stampohen në letra higjienike

“Cicërimat” më pikante të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë dalë tashmë në shitje në internet, të stampuara aty ku nuk iu shkon mendja: te letrat higjienike të tualeteve!

Kostoja, siç lexohet në faqen zyrtare të kompanisë që i prodhon ato (Toilet Tweets) varion nga 12 euro për pakot teke, deri në 18 euro për ato dyshe.

Në versionin e bobinave teke të letrave higjienike, në përshkrimin e produktit shpjegohet se rrota përbëhet nga një “shtresë e dyfishtë ku janë shtypur 10 cicërimat më klasike të Trumpit, në periudhën përpara se të zgjidhej president, që u panë si më të përshtatshmet për këdo”.

Ndërkohë, në përshkrimin e bobinave dyshe shpjegohet se “gjenden 10 cicërimat më të mira të përzgjedhura mes muajve mars-qershor të vitit 2017”.

top channel