Bota+Op-EdTë fundit

Churchilli  dhe Roosevelti, ikonat e influencës së shekullit të XX-të

Ervin HODO

Gjashtë burra dominuan historinë politike, të shekullit të XX. Lenini, Stalini, Hitleri, Mao, Roosevelti, dhe Churchilli. Katër prej tyre Lenini, Stalini, Hitleri dhe Mao, krijuan diktatoriate barbare. Dy të tjerë Roosevelti dhe Churchilli, ishin lidera demokratikë, të cilët e shpëtuan botën nga tirania.

Liderat madhështorë demokratikë, duhet të jenë bindësa madhështorë. Pa aprovimin e popullit, ata kthehen në të pafuqishëm. Diktatorët e tillë si Hitleri dhe Stalini, të cilët përdorën vrasjet, torturën dhe arrestimet arbitrare, për të siguruar mbështetje, nuk mund të konsiderohen si influencues të mëdhenj. Në një shekull të karakterizuar nga ndryshimet kaotike, Roosevelti dhe Churchilli, u shfaqën si heronj gjigandë.

Në fakt, sipas imazhit të krijuar në botën e sotme për influencuesit, Roosevelti dhe Churchilli duket se nuk kanë shance për të qenë kandidatë madhështorë si influencues.

Padyshim që Roosevelti ishte më simpatik nga ata të dy, por i gjunjëzuar nga poliomeliti, atij iu desh të drejtonte dhe të influenconte nga kufizimet që i jepte karroca me rrota për invalid. Churchilli ishte “i shkurtër dhe i shëndoshë, rozë dhe i këndshëm. Ai “çapitej”më tepër sesa ecte dhe më tepër jepte leksione sesa dëgjonte.” – tha gruaja e një gazetari dikur.  “Një bastard agresiv,”- do ta quante një ushtar.

Franklin Roosevelt

Franklin Delano Roosevelt (FDR), është i vetmi president amerikan i zgjedhur katër herë. Gjatë 12 viteve të tij në zyrë nga 1933 deri në 1945, FDR e udhëhoqi Amerikën përgjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore, dy krizat më të mëdha më të cilat u përballën Shtetet e Bashkuara në shekullin e XX-të. Në këtë proces ai ribëri Presidencën, riktheu besimin e Amerikës tek demokracia dhe la një trashëgimi të lirisë politike dhe sigurisë së brendshme.

”Nën drejtimin e Rooseveltit, Shtëpia e Bardhë u bë fokusi i të gjithë lumit të ideve qeverrisëse, iniciatore e veprimit, përfaqësuesja e interesit kombëtar.”- vëren  historiani William Leuchtenberg

Roosevelti u bë president në kulmin e Depresionit të Madh, ku një në çdo katër amerikanë ishte i papunë. Në fjalimin e tij të parë inagurues, Roosevelti ofroi shpresë dhe vizion: “e vetmja frikë nga e cila duhet të trembemi, është vetë frika,”- theksonte ai. Përballë kundërshtimit të ashpër, ai parashtroi nevojën për ndryshime rrënjësore. Ai bëri thirrje për një Marrëveshje të Re për  “të tretën e kombit, të sëmurët, të veshurit  keq dhe të ushqyerit keq”.Roosevelti deklaroi:  “Kombi kërkon të veprohet dhe të veprohet tani.” Gjatë 100 ditëve të tij të para, Kongresi kaloi më shumë se një duzinë, të pjesëve kryesore të legjislacionit. Në vitet që pasuan Marrëveshja e Re humbi momentin, por ngeleshin ende qindra ditë si pikë referimi për të testuar aftësitë e presidentit të ri.

Në një kontrast të dukshëm me Leninin, Stalinin, Hitlerin dhe Maon, Roosevelti nuk ishte kurrë ideolog. Lexoni intervistën më një reporter të ri:

Reporteri: z. President, a jeni ju komunist?

Roosevelt: Jo.

Reporteri:  A jeni ju kapitalist?

Roosevelt: Jo.

Reporteri: A jeni ju socialist?

Roosevelt: Jo.

Reporteri: …epo cila është filozofia juaj atëherë?

Roosevelt:  filozofi?! filozofi?! Unë jam thjesht një kristian dhe një demokrat, kjo është e gjitha.

Gjatë Depresionit, Roosevelti eksperimentoi me rregullime të njëpasnjëshme të ekonomisë. Kritikët deklaruan se: “ai i ndërroi planet ekonomike, aq shpesh sa ndërronte edhe trajtimin e tij për poliomelitin.” Marrëveshja e Re, nuk e kuroi Depresionin Ekonomik, duhej Lufta e Dytë Botërore dhe shpenzimet masive për prodhimin e tankeve aeroplanëve dhe destrojerëve, për të ulur numrin e të papunëve.

Në Politikën e Jashtme, ai luftoi me sukses të gjithë ata që donin ta mbanin Amerikën të izoluar. Parteneriteti i tij me Winston Churchillin, gjatë Luftës II Botërore u bë aleanca më e rëndësishme e kohës së luftës e shekullit të njëzetë. Si Komandant i Përgjithshëm, ai zgjodhi një skuadër gjeneralësh dhe admiralësh të famshëm, për të drejtuar përpjekjet për fitimin e luftës.

Para se ai të prekej nga poliomeliti dhe të bëhej invalid në vitin 1921, Roosevelti shihej nga shokët e tij si “kot”, “sipërfaqësor” dhe ” i paefektshëm”. Por lufta e tij me poliomelitin, i dha atij durim dhe një aftësi të re, për tu solidarizuar me të varfërit dhe të papunët.

Churchilli, tha se të takoje Rooseveltin, ishte si të hapje shishen e parë të shampanjës. Në nivelin personal, Roosevelti magjepsi dhe mashtroi. Lideri francez Charles de Gaulle, e quajti atë “artist” dhe “joshës.” Roosevelti, vdiste të ishte i pëlqyeshëm. “Nëse ai mendonte se ti nuk e pëlqeje atë, ai praktikisht do të kërcënte mbi një karrige për të patur ty, për tu bërë i pëlqyeshëm për ty.”- theksonte një ndihmës i tij.

Manaxhimi i gazetarëve, nën presidencën e  Rooseveltit, u bë një formë arti. Ai ishte presidenti i parë që i dha medias akses direkt për në Shtëpinë e Bardhë. Përpara kësaj, takimet ballë për ballë të reporterëve me presidentin ishin shumë ceremoniale. Gjatë katër mandateve të tij, ai mbajti 998 konferenca për shtyp. Reporterët e quanin konferencën për shtyp të  Rooseveltit “show më i mirë në qytet.” Presidenti, i thjeshtoi politikat komplekse, në fjalë, të cilat reporterët mund t’i kuptonin dhe ai gjithmonë shpërndante një metaforë shumëngjyrëshe, për të ndezur një histori të vërtetë.

Sipas historianit  Nathan Miller, “triumfi i presidentit mbi median, ishte kaq i plotë saqë disa korrespondentë, e panë si të nevojshme për të bërë një mbrojtje të gjallë kundër akuzave, për t’u bërë propagandistë për Marrëveshjen e Re. Me mbështetjen e reporterëve, Roosevelti ishte në gjendje të fshihte paaftësinë e tij fizike nga populli amerikan, duke u përqëndruar në drejtimin e demokracisë më të madhe botërore gjatë Depresionit dhe luftës.

Personaliteti i tij, e lejoi atë që të fitonte kundër gazetarëve, në një kohë kur shefat e tyre, publikuesit e gazetave ishin shfaqur hapur si armiqësore kundër tij. Roosevelti e transformoi fytyrën e komunikimit politik me përdorimin e radios. Në vitin 1924, në Amerikë kishte rreth 3 milion radio, në vitin 1935, numri i radiove arriti mbi 30 milion. Mbi 60 milionë njerëz, sintonizoheshin për të dëgjuar bisedat e zjarrta të Rooseveltit.

Gjatë dhjetë muajve të parë të presidencës së tij, ai përdori radion për të komunikuar direkt me kombin, në mbi njëzetë evenimente. Roosevelti e donte radion, pasi radioja besonte ai, mund të rivendosë kontakte direkte midis masave dhe liderava të  tyre të zgjedhur. Stili i radios i Rooseveltit, ishte intim dhe bisedues. Bisedat e famshme të tij, ” biseda me zjarr ‘,’ u organizuan si mësime qytetare.

Roosevelti, iu spjegonte fillimisht  natyrën e problemit me të cilin qeverria e tij po përballej me një zë të qetë. Më pas, ai iu thoshte dëgjuesëve të tij se çfarë ai propozonte për të bërë në lidhje me këtë. Spjegimet ishin të thjeshta, por kurrë simpliste. Ndryshe nga Hitleri dhe Stalini, FDR e respektonte inteligjencën e publikut.

Roosevelti,  mund të ishte  një  “mashtrues i pacipë.” Gjatë fushatës presidenciale të vitit 1944, pasi kishte bërë rezervimin për të folur drejtpërdrejtë në radio për 15 minuta, Roosevelti mësoi që kundërshtari i tij Thomas E. Dewey, kishte bërë rezervim për të folur direkt pas tij, për replikë. Roosevelti foli për 14 minuta dhe pastaj ndaloi. Të mërzitur nga qetësia e gjatë në radio, miliona dëgjues filluan të ndërrojnë stacion, për të gjetur diçka për të dëgjuar. Në kohën që Dewey filloi të fliste, shumica e audiencës së tij ishte zhdukur.

Asnjë politikan tjetër nuk mund të krahasohet me Rooseveltin, kur vjen fjala për të zbutur opinionin public, përpara prezantimit të një ndryshimi të madh. Le të marrim Sigurimet Shoqërore. Fillimisht FDR, e bindi publikun, se Sigurimi Social nuk i kërcëntonte idealet e amerikane të pavarësisë dhe të vetë-ndihmesës. Më pas, ai përdori konferencat për shtyp, një mesazh për Kongresin, dy biseda të zjarrta dhe më pas një fjalim drejtuar Shteteve të Bashkuara, përpara prezantimit të legjistlacionit.

Më tepër se çdo president tjetër, ai studio opinionin publik, analizoi sondazhet, shfletonte gazetat ditore për ndryshime të mundshme në lidhje me opinionin publik dhe dërgonte gruan e tij Eleanor, në pjesë të ndryshme të vendit, për të mbledhur informacion. “Një qeverri, nuk mund të jetë më e mirë sesa opinioni publik, që e mbështet atë”- thoshte Roosevelti,

Clare Boothe Luce, gruaja e publikuesit Henry Luce, thoshte: “Churchilli kishte gishtat e tij në formë V për fitoren (victory) si simbol; Hitleri, një krah të shtrirë deri mbi kokën e tij; Musolini një shkop”.Kur ajo përshkruante  Rooseveltin, lagte gishtin e saj tregues në gojë dhe e mbante në ajër për të testuar erën.

Mbi të gjitha, Roosevelti zotëronte një sens të çuditshëm të kohës. “Unë jam si mace,”- tha ai dikur. “Bëj një goditje të shpejtë dhe pastaj relaksohem.”

Ndryshe nga Churchilli, Roosevelti nuk i kompozonte vetë të gjitha detajet e fjalimeve të tij. Megjithatë, ai ishte i përfshirë në mënyrë aktive në planizimin shkrimin dhe redaktimin, e të gjithë fjalimeve të tij më të rëndësishme. Një fjalim tipik, i rëndësishëm do të paraprihej nga dhjetra drafte. Në kohën kur ai duhej të mbante fjalimin, fjalët e Rooseveltit ishin thjesht perfekte. Fjalimet e Rooseveltit janë të mbushur me fraza të gjalla që të nglelen në mendje. Ja disa shembuj:

  • “Ky brez i amerikanëve ka një takim me fatin.”(fjalim i mbajtur gjatë pranimit të rikandidimit si President, 27 Qershor 1936)
  • “Përsëritja, nuk e transformon një gënjeshtër në të vërtetë.” (fjalim në radio,Tetor 1939)
  • “Ne kemi njerëzit, aftësitë, pasuritë dhe mbi të gjitha vullnetin. . . . ne duhet të jemi arsenali madhështor i demokracisë.” (fjalim i zjarrtë në radio, Dhejtor 1940)
  • “Dje, 7 Dhjetor 1941, një datë që do të jetojë me turp, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u sulmuan në mënyrë të papritur dhe të pabesë nga Forcat Detare dhe Ajrore të Perandorisë Japoneze” (fjalim në Kongres, 8 Dhjetor 1941)
  • ”Kur ju arrini në fund të litarit tuaj, bëni një nyje dhe prisni.”

Edhe pse Roosevelti është presidenti më i dashur, ai është gjithashtu edhe presidenti më i urryer i shekullit të XX. Ai u denoncua si “tradhëtar i klasës së tij.” Në ditët e sotme ai simbolizon qeverrinë e madhe dhe ekonominë e kontrolluar.

Në kujtimet e tij, Churchilli paraqet një portret të vetes së tij si parashikues i zgjuar që iu paraprinte gjërave, mbrojtës i botës së lirë dhe e portretizonte Rooseveltin si naiv, por dashamirës, por  Roosevelti nuk u tregua kurrë naiv. Në fund të fundit, ai ishte më makiavelist nga natyra sesa Churchilli. Dikur Roosevelti e përshkroi veten e tij si një manipulues. Ai i tha Sekretarit të tij të Thesarit, Henry Morgenthau, ” Ti e di që unë jam një  manipulues dhe unë nuk e lë kurrë dorën time të djathtë të dijë se çfarë bën dora ime e majtë.”

Stalini, kur krahasonte Rooseveltin me Churchillin, theksonte, “Churchilli  është ai lloj njeriu që nëse ti nuk e mban nën vëzhgim, ta nxjerr menjëherë qindarkën nga xhepi jot . . .  dhe Roosevelti…eh  Roosevelti nuk është i tillë. Ai t’i zhyt thellë duart në xhep, për të kapur monedha më të mëdha.”

Ronald Reagan, i quajtur shpesh si komunikuesi i madh, e modeloi veten e tij sipas FDR. Reagani, u bë për televizionin ajo çfarë Roosevelti ishte për radion. Imazhi zëvendësoi fjalët. Në proces, thelbi ishte sakrifikuar për imazh dhe stil. Politika ishte zëvendësuar me tingujt të modeluar në mënyrë mjeshtërore, për t’iu bërë jehonë sondazheve të fundit të opinionit publik. Vëzhgimet e historianëve presidencialë, e rendisin Rooseveltin, si  presidentin më efektiv e më të paarritshëm  të shekullit të njëzetë.

“Është kënaqësi të jesh në të njëjtën dekadë me ty.”- Franklin D. Roosevelt, pasi Churchilli e kishte uruar atë për  60 vjetorin e ditëlindjes

Winston Churchill

Revista “Time” e shpalli Churchillin njeriun e gjysmë-shekullit. Në vdekjen e tij në vitin 1965, Kryeministri Labourist dhe  njëkohësisht edhe kundërshtari për një kohë të gjatë Clement Atlee,  e quajti atë  “qytetari më i madh i botës së kohës tonë.”

Legjenda e Churchillit errëson atë çfarë ishte, deri në vitin 1940, një kujtim i përzier. Churchilli, humbi më shumë zgjedhje se çdo politikan tjetër britanik i kohës së tij. Për njëzetë e pesë  vjet, ai pati më pak mbështetje në egërsinë politike. “Ai, shihej si i paparashikueshëm, i paqendrueshëm, i cekët, impulsiv, një apikues i skemave të maces se egër… një gjeni pa gjykim.”- shkruan biografisti  William Manchester.Si orator, Churchilli  nuk kishte të ngjashëm, pasi ai përdorte shpesh fjalë me të cilat i gozhdonte kundërshtarët. Shpesh të zymtë dhe plot me indinjatë, fjalimet e tij ngjallnin më tepër dyshim sesa besim. Harold Begbie shkroi, “fuqia e tij ëshë fuqi dhuntie jo karakteri. Njerëzit e shikojnë atë por nuk e ndjekin. Ai mashtron arsyen e tyre, por kurrë nuk ngroh emocionet e tyre.” Si folës radiofonik, Churchill dukej se nuk transmetonte bisedën e përsosur intime që kishte Roosevelti. Pastaj Lufta e II-të Botërore siguroi si me dorë, një teatër të bërë për performancën e stilit  Churchillian. Paralajmërimet e Churchillit,për të qëndruar të vendosur kundër Hitlerit papritur dukeshin si profetike. Duke u përballur me kërcënimin e pushtimit gjerman, Churchilli u shfaq si njeriu që mund të ofronte shpëtim nga tirania. Në vitin 1940, kur Chamberlaini humbi besimin e Parlamentit, Churchillit iu kërkua që të bëhej kryeministër.Për Churchillin, opsionet për Britaninë ishin të thjeshta: “fitore ose mposhtje, mbijetesë ose asgjësim, liri ose tirani, civilizim ose barbarizëm.” Kriza ishte në përputhje të përkryer me retorikën e Churchillit.  “Fjalët e tij, të paktën e arritën impaktin historik që ai kishte dashur gjithmonë të arrinte.”

“Kombi ka zemrën e luanit, unë pata fatin t’i jap ulërimën.”- do të shprehej Winston Churchilli.

Vëtëm gjashtë javë pasi hyri në zyrë, divizionet e tankeve gjermane qëndronin gati për të goditur përgjatë Kanalit Britanik. Franca ishte rrëzuar; Belgjika ishte dorëzuar. Mbetjet e ushtrive britanike dhe franceze ishin evakuar nga Dunkirk.

Führeri ishte tashmë mjeshtri i Europës. Hitler informoi Göringun: “Lufta mbaroi. Unë do të arrij një mirëkuptim me Anglinë.”

Britania qëndroi e vetme.  Shefat e Shtabeve të Forcave të Armatosura e këshilluan Churchillin se mbijetesa e kombit varej nga morali i tij. Churchili u përgjigj, në fjalët e gazetarit amerikan Ed Murrow, ” duke mobilizuar gjuhën angleze dhe duke e dërguar atë në betejë.” Kur fitorja ishte e pamendueshme, fjalët e Churchillit  u bënë dallimi midis të mbijetuarit dhe mposhtjes.

Fjalimet e Churchillit të vitit  1940-1941, përfshijnë shumë nga frazat që kanë ngelur në memorjen historike:

  • Unë nuk kam asgjë tjetër për t’iu ofruar përveç se gjak, mund, lot dhe djersë.”( fjalimi i marrjes së detyrës si kryeministër, Shtëpia e Komuneve 13 Maj, 1940)
  • “Ne do të luftojmë nëpër plazhe, ne do të luftojmë nëpër aeroporte, ne do të luftojmë fusha dhe në rrugë, ne do të luftojmë në kodra, ne kurrë nuk do të dorëzohemi (Shtëpia e Komuneve, 4 Qershor 1940)
  • “N.q.s Komonuelthi Britanik, do të zgjasë për një mijë vjet, burrat do të thonë se kjo ishte ora më e mrekullueshme” (referuar evakuimit në Dunkirk, Shtëpia e Komuneve 18 Qershor, 1940)
  • “Na jepni mjetet dhe ne do ta mbarojmë punën”- kërkesë për ndihmë drejtuar Rooseveltit, transmetim në radio, 9 Shkurt, 1941)
  • “Ju bëni më të keqen tuaj, ne do të bëjmë më të mirën tuaj.”- drejtuar Hitlerit, fjalim,14 Korrik, 1941)
  • “Mos na lini të flasim për ditët e errëta; le të flasim për ditët serioze. Këto nuk janë ditë të errëta. Këto janë ditë të mëdha, ditët më madhështore që vendi ynë ka jetuar ndonjëherë”( fjalim në Shkollën Harrow, 29 Tetor, 1941)

Fjalimet e Churchillit shkaktonin emocion të thellë tek dëgjuesit e tij. Edhe sot, fjalët e tij mbajnë aftësinë e tyre për të ngritur zemrat peshkë. Nga Maji 1940 deri në Dhjetor 1941, 70% e britanikëve u sintonizuan në 25 transmetime të Churchillit. Popullariteti i Churchillit, u rrit ndërkohë që shëtiti vendin, duke marshuar nga një vend i bombarduar  në tjetrin.Në Qershor 1940, 88% e popullsisë e mbështeste atë si kryeministër, një figurë që ngeli e tillë për pjesën më të madhe të luftës. Kudo që  Churchilli udhëtoi, fotografët e shtypit dhe të gazetave e kanë parashikuar atë si të papërmbajtshmin “Xhoni Demi”.

Britania në fakt nuk do të kishte asnjë shans pa ndihmën amerikane dhe fuqia bindëse e Churchillit, luajti një rol vendimtar për të fituar mbështetjen dhe ndihmën e Amerikës. Ndërmjet viteve 1939 dhe vdekjes së Rooseveltit në vitin 1945, Churchilli dhe Roosevelti shkëmbyen rreth 2000 letra, memorandiume dhe mesazhe.

Edhe pse qartësisht një partner më i ri dhe më i vogël në Aleancën e Madhe, Churchilli ishte i aftë të influenconte Rooseveltin në shumë raste. Është atribut i të dyve, që për pjesën më të madhe të kohës, të dy liderat vendosën të mirën e përbashkët  të aleancës përpara interesit të tyre kombëtar.

Nq.s Churchilli ishtë një bindës kaq i aftë, atëherë pse ai dhe Partia e tij Konservatore u mundën nga Partia Laboriste në vitin 1945? Përgjigja e shkurtër është: Churchilli dështoi për t’iu dhënë britanikëve një program të kohës së paqes, i cili mund të ofronte siguri ekonomike dhe sociale. Asnjë fjalim i Churchillit gjatë kohës së luftës, nuk fliste për politikat sociale. Fokusi i Churchillit nuk ndryshoi kurrë nga fitimi i luftës. Të zhgënjyer, britanikët e lodhur nga lufta, ende të përhumbur nga kujtimet e Depresionit të Madh, u kthyen për nga Partia Laboriste e cila iu premtonte punë dhe siguri sociale.
Një Churchill i rraskapitur dhe i hutuar, pranoi gjatë fushatës zgjedhore të vitit 1945: “Unë e provova me ata edhe me gurë edhe me grurë, por ende nuk e kuptoj se çfarë ata duan.”

Në vitet e pasluftës, influenca e Churchillit u zbeh. Fjalimi i tij në vitin 1946 për perden e hekurt, i mbajtur në Fulton, Missouri, e paralajmëroi Perëndimin për rrezikun e ekspansionit të Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, historiani Norman Rose shkruajti: “Churchilli nuk ishte një kryeministër i suksesshëm në kohë paqe.”

A ishte Churchilli, anglezi më i madh i kohës së tij, i të gjithë kohërave? Gjithçka që mund të thuhet me siguri është që midis 1940 dhe 1941, në momentin më të vështirë për vendin e tij dhe në sajë të virtytit të aftësive të tij unike, Churchilli shpëtoi vendin e tij nga një tirani e tmerrshme. Duke vepruar në këtë mënyrë, nëpërmjet guximit dhe lidershipit të tij, ai frymëzoi pjesën tjetër të botës së lirë dhe iu dha shpresë atyre, të cilët tashmë ishin të shtypur nën regjimin despotik. Askush nuk ishte më i përgatitur, më në formë, më me vullnet për të përmbushur detyrën e tij historike, të cilën ai e përmbushi me përsosmëri artistike. Nëse testi i madhështisë së vërtetë, parashikon që një burrë shteti të lerë një gjurmë pozitive në kursin e historisë, atëherë Churchilli e kalon testin me duartrokitje.

Atëherë kush e meriton titullin e bindësit më influencues të shekullit të XX, Churchilli apo Roosevelti? Nëse kriteri kryesor, do të përfshinte suksesin e qendrueshëm, fitorja pa dyshim i takon Rooseveltit.

Nëse kriteri kryesor, do të përfshinte shkëlqimin nën presion, performanca magjike si drejtues i Britanisë në kohën e luftës, e rendit atë si më të mirin.

Të dy burrat ishin gjigandë. Që të dy, luajtën role monumentale për ruajtjen e demokracisë. Në këtë proces, ata riformatuan artin e bindjes. Si bindësa profesionistë, ne vetëm mund t’i admirojmë ata.