Çfarë tha sot Federica Mogherini për Kosovën
Përfaqësuesesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, tha se Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, por që mbetet ende punë për të bërë.
Ajo tha se Kosova e Serbia do të duhet të arrijnë marrëveshje përfundimtare të zbatueshme nga të dyja palët.
Kjo duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari serb gjatë prezantimit të Raportit të progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian në Strasburg, ajo shtoi se marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen.
Ajo shtoi se hartimi i statuti për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka filluar shumë vonë dhe se ky proces duhet që të përfundojë sa më shpejtë.
“Hartimi i statutit të asociacionit ka filluar shumë vonë e kam thënë këtë në Serbi, Kosovë e Bruksel. Por është lajm i mirë që ka filluar puna. Inkuroajoë që kjo të vazhdohet sa më shpejtë”.
“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mund të arrihet, zbatimi i marrëveshjeve duhet të vazhdojë. Janë bërë hapa në këtë drejtim nga të dyja palët. Ka vendosmëri dhe vullnet politik nga të gjithë”.