Bashkimi Evropian; Eksperimenti demokratik më i ndërlikuar në botë
ksperimenti demokratik më i ndërlikuar i botës, mori formë 61 vjet më parë, nën hijen e zgjatur të luftës më të madhe dhe më të tmerrshme botërore.
Nga ato ditë të para me gjashtë anëtarë, deri tek 28 anëtarët që ka sot, shumë shpejt do të jenë 27, sepse Britania e Madhe po largohet, ka qenë i gjithi, si një rrugëtim me karusel.
Dikur thellësisht e ndarë, Evropa është sot shumë më e bashkuar, e padyshim më e pasur.
Megjithatë mbetet ende e debatueshme, se sa shumë prej këtij suksesi, ka ardhur prej ekzistencës së BE dhe direktivave e rregulloreve të hartuara në Bruksel dhe miratuara në Luksemburg.
1957: Shpërthimi i madh
Gjashtë shtetet fillestare të Gjermanisë, Francës, Italisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut ribëjnë komunitetin e tyre të qymyrit dhe çelikut, duke krijuar një bashkim doganor, si dhe fillimin e një tregu të përbashkët, të bazuar në lëvizjen e lirë të kapitalit dhe mallrave. E bëjnë këtë përmes Marrëveshjeve të Romës, që krijojnë Komunitetin Ekonomik Evropian dhe Komunitetin Evropian të Energjisë Bërthamore. Ka shumë Baballarë Themelues, por asnjë Mëmë Themeluese.
1958: Lindja e zhargonit të Bashkimit Evropian
Krijohet Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER). Ky është fillimi i gjashtë dekadave akronimesh shumëgjuhëshe evropiane, fjalësh të sajuara dhe formash të tjera të gjuhës. Qytetarët kudo, për aq sa kushtojnë vëmendje, janë të shushatur. Nga tremujorët tek komitologjia, nga Antici tek trilogjet, qytetarët e Brukselit tashmë ndeshin në fjali të çuditshme si kjo “MPCC e re për CSDP-në do të jetë aty në EUMS”. Zyrtarët nuk marrin asgjë më shumë se një përjashtim 40 për qind nga taksat si kompensim për këtë vështirësi.
Vitet 1960: Përplasja e fortë për tregtinë e lirë
Përgjatë gjithë viteve 1960, Zona Evropiane të Tregtisë së Lirë ekziston si një rival i qëndrueshëm ndaj komunitetit të ri evropian, dhe me më shumë anëtarë: Austrinë, Britaninë, Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë, Portugalinë, Suedinë dhe Zvicrën. Ambiciet e veta më të ulëta mbajnë peng rritjen e Komunitetit Ekonomik Evropian, që më pas do të bëhet Bashkimi Evropian.
1965-1966: Karrikja boshe e De Gaulle
Pesëdhjetë vite grindje të pandalshme për Politikën e Përbashkët Bujqësore, sovranitetin, taksimin e nxitur nga Brukseli dhe përdorimin e votimit të shumicës në Këshillin Evropian, u kristalizuan për herë të parë në vitin 1965, kur Charles de Gaulle, i zemëruar, tërhoqi përfaqësuesin e tij të përhershëm nga Komunitetit Ekonomik Evropian dhe nuk pranoi të marrë pjesë në samite, deri kur i doli e tija.
1973: Plus tre, minus një
Nga frika e dobësimit të sovranitetit të tyre shumë të çmuar, fituar dhe humbur dhe fituar sërish në kushtet e Arktikut, norvegjezët i kthyen shpinën ‘tribusë’ së euros, në një referendum mbi anëtarësimin. Disa dekada para se të ndizej flaka, norvegjezët u zhvendosën në të majtë të profilit të Komunitetit Ekonomik Evropian, para se të mund të kishin qoftë edhe një shans për të njohur njëri-tjetrin. Do të duheshin dekada, para se të caktohej një datë e dytë. Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Danimarka nuk kishin dyshime të tilla, ndoshta për shkak se anashkaluan pjesën e bezdisshme të referendumit dhe u hodhën drejt e në shtrat me Komunitetit Ekonomik Evropian.
1979: Cherchez La Femme
E mbijetuara e Aushvicit, Simone Veil, bëhet lidere e të parit Parlament Evropian të zgjedhur dhe Margaret Thatcher bëhet Kryeministre e Britanisë. Do të duhet të kalojë edhe një dekadë, para se ndokush do të mendojë të emërojë një komisionere femër, dy të tjera para se të ketë një tjetër presidente femër të parlamentit dhe tre dekada para se Cathy Ashton dhe Catherine Day të bëhen, respektivisht, kryediplomate e BE dhe shefe e shërbimit civil. Nuk ka patur asnjëherë një presidente femër të Komisionit apo Këshillit.
1987: Bulldogu francez
Émile Noël del në pension si Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit, pas 30 vitesh në detyrë që nga dita e parë e Komisionit të ri Evropian. Pesë njerëz do e mbajnë këtë post në 30 vitet e ardhshme. Trashëgimia kryesore e maratonës burokratike të Noël është ndikimi i metodave administrative franceze dhe përdorimi i gjerë i frëngjishtes në institucionet evropiane.
1989: Rënia e Murit të Berlinit
Momenti dramatik e fut Europën në një epokë të re, ku Lindja dhe Perëndimi konvergojnë. Jo vetëm kaq, ajo shpie në ribashkimin e Gjermanisë dhe rindez debatin se si pjesa tjetër e Europës duhet të mbajë Gjermaninë me këmbë në tokë. Një prej zgjidhjeve do të jetë euro, që është sa monedhë, aq edhe mjet prangosës.
1985-1990: Thatcher përballë Delors
Lind arritja e madhe e Jacques Delors, tregu i përbashkët i Bashkimit Evropian – kulmi i një shtatzënie torturuese gjashtë-vjeçare, që filloi me Aktin e Përbashkët Evropian. Edhe pse politika ishte frymëzuar pjesërisht nga Thatcheri, ajo gjithësesi e ‘luftoi’ Delorsin në lidhje me të. Pavarësisht shpërthimeve rritëse dhe faktit që ishte krenaria e ‘prindërve’ të vet eurofilë, tregu i përbashkët i Bashkimit Evropian ka vuajtur nga ndalimet e zhvillimi, gjatë gjithë periudhës së fillimit. Në fjalimin e saj në Bruges në vitin 1988, Thatcheri shfryu ‘kundër një supershteti evropian që ushtron një dominim të ri nga Brukseli’.
Vitet 1990: Gjakderdhje ballkanike
Jugosllavia shpërbëhet dhe lufta e gjenocidi rikthehen në dyert e Evropës. Bashkimi Evropian, një organ i krijuar për të garantuar paqen, sheh i pafuqishëm teksa fqinjët e vet masakrohen mes tyre, në një seri krizash atavike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhyn për të bërë bashkë liderët e Ballkanit dhe negociuar marrëveshje paqeje. Konfliktet me motive etnike shuhen vetëm në vitin 2001 dhe Bashkimi Evropian nis ta fusë rajonin nën krahun e vet.
1992-1993: Traktati i Mastrihtit
Ky traktat, i firmosur në një qytet të vogël e të fjetur, në pikëprerjen mes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës, është një pikë kulmore e euro-optimizmit, duke hedhur themelet për Euron dhe bashkimin më të gjerë. Mastrihti vendos rregulla të qarta për politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe drejtësinë dhe çështjet e brendshme. Komuniteti Evropian u bë zyrtarisht Bashkimi Evropian.
1994: 75 vjet pas shembjes së Perandorisë, vijnë Austria e Hungaria
75 vjet pasi Austria humbi Perandorinë, ajo pranohet në Bashkim Evropian. Për shkak se është futur shumë vonë në grup, ndërtesat madhështore të Vjenës nuk mund të përdoren nga Bashkimi Evropian dhe ngec në Strasburgun e zymtë dhe Luksemburg, si ‘shtëpitë’ e tij jashtë Brukselit. Ditën tjetër Hungaria, krahu tjetër i ish-perandorisë Austro-Hungareze, bëhet i pari vend ish-satelit sovjetik që aplikon për anëtarësim.
1995: Lojëra pa kufi
Përmbyllet Marrëveshja e Shengenit. Nuk ka më kontrolle kufitare! Nuk ka më sherre! Evropa do të jetojë jetën në korsinë e VIP-ve, ku s’ka kufij. Ndërkohë që Bashkimi Evropian rrok imagjinatën popullore me këtë hap përpara, është turp që askush nuk ndalet të krijojë një rojë bregdetare, apo një sistem kompjuterik të unifikuar për të monitoruar ata që hyjnë e dalin në zonën pa viza të kontinentit.
1998: Fetishizmi i Bankës Qendrore
Me krijimin e Bankës Qendrore Evropiane, Bashkimi Evropian hyn në garën botërore për të ngritur bankierët qendrorë në statusin e pothuaj perëndive. Lëvizje vjen në vijim të ngjitjes së ish kreut të Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alan Greenspan, si dhe pavarësisë së sapofituar të Bankës së Anglisë.
1999: Rebelët e Komisionit
Komisionerët tërhiqen masivisht pas akuzave për mashtrime të përhapura, përfshirë edhe kundër Edith Cresson. Komisionerja franceze pagoi të dashurin e saj të moshuar si anëtar të personelit dhe drejtoi në një kohë kur u zhdukën fondet e Bashkimit Evropian për kërkime. E gjendur nën sulm, Cresson zhvilloi një interes të gjetur rishtaz tek të drejtat civile, por dështoi në përpjekjen e saj për të krijuar të drejtën e elitave politike që të flejnë me njerëzit e vet, ndërkohë që faturën ua dërgojnë taksapaguesve.
Fillimi i viteve 2000: Kasandra parashikon turbulenca
Komisioni Evropian rekomandon që Greqia të bëhet anëtari i 12-të i Eurozonës, bazuar në tregues ekonomikë të falsifikuar. Ekonomistët kudo paralajmërojnë se qeverisja e Eurozonës është e paplotë, e ngjashme me një shtëpi gjysmë të ndërtuar që nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë një cikloni.
2002: Para qesharake
Udhëtarët kudo festojnë që nuk u duhet të paguajnë para për normën e këmbimit falë Euros, që shumë shpejt fiton statusin e monedhës numër dy në botë, pas dollarit amerikan dhe ndërkohë i jep vetes një minë me sahat financiare. Gjermania, që mund ta përballojë borxhin, merr hua më lirë se kurrë për t’u shndërruar në një fuqi botërore eksporti, që do të dominojë ekonomitë e tjera evropiane. Edhe të tjerë marrin hua si gjermanët, por harrojnë të mbajnë mend se janë spanjollë, italianë… ose grekë.
2002 e tutje: Zbatuesi global
Komisioni bllokon një bashkim të propozuar mes kompanive amerikane Generlar Electric dhe Honeyuell dhe vërteton se mund të përcaktojë agjendën botërore për politikën e konkurrencës. Kjo gjë zemëron amerikanët, që e shpikën fushën e anti-trusteve dhe tani shohin që kompanitë e tyre bëhen shënjestra në Bruksel. 15 vjet më vonë, një seri gjobash miliarda euro, urdhërash për shlyerje, dhe hetimesh disa vjeçare do të lënë të shastisura kompani të mëdha botërore, mes tyre Microsoft, Apple, Google, Gazprom, Heineken dhe Saint-Gobain.
2004: Madhësia ka rëndësi
Ka skena festimesh të ekzaltuara në tetë ish-shtete sovjetike, si dhe në Qipro e Maltë, të cilët i bashkohen radhëve të klubit si pjesë e përpjekjes më të madhe zgjeruese të Bashkimi Evropian. Për herë të parë, më shumë se gjysma e vendeve evropiane janë anëtarë të Bashkimit Evropian. Evropa e vjetër nis të bëhet nervoze.
2005: Periudha e refuzimit
Me shumë bujë, hartohet një Kushtetutë e re e Evropës. Disa prej autorëve shpresojnë se do të bëhet versioni evropian i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – një model për demokratët në gjithë botën. Por, votuesit në Francë dhe Holandë e shkatërrojnë ëndrrën, duke hedhur poshtë Kushtetutën dhe futur Bashkimin Evropian në një ‘periudhë reflektimi’. Bashkimi Evropian del nga depresioni duke hartuar Traktatin e Lisbonës, sërish i refuzuar, këtë herë nga irlandezët.
2008: Katastrofa financiare
Kriza financiare botërore, për të cilën Bashkimi Evropian fillimisht fajësoi kaubojët amerikanë, godet fort. Evropa mbikëqyr shpëtimin e një banke në ditë, ajo sheh tregun e përbashkët të vihet në rrezik dhe papunësinë të rritet shumë, ndërkohë që rritja ekonomike pëson një rënia dhe disa shtete kërkojnë paketat poshtëruese të shpëtimit. Shumë qeveri evropiane kanë neglizhuar zbatimin e reformave strukturore që do të kishin ndihmuar ekonomitë të përballonin valët e tronditjes, por e kanë më të lehtë të fajësojnë Uoll Stritin, Xhorxh Bushin… dhe Brukselin.
2010-2016: Evropa e kursimit
Unioni forcon arsenalin duke krijuar një fond shpëtimi dhe bashkim bankar. Është i pamëshirshëm në shuplakat për vendet të cilët kanë shkelur rregullat e Buxhetit të Bashkimi Evropian dhe u nevojitet një shpëtim, sidomos me Greqinë. Por ka suksese në Irlandë, Portugali dhe Spanjë që marrin ilaqet e hidhura dhe rregullojnë buxhetet.
2015: Shengeni pengohet
Bashkimi Evropian ka një zonë të lirë pa viza, pa një politikë reale migrimi apo kufi të jashtëm efektiv. Kjo gjë bëhet e dukshme në verën e 2015-së, teksa refugjatët dhe migrantët ekonomikë vërshojnë në Bashkimin Evropian, duke shembur gardhet në kufi dhe drejtuar për në Gjermani. Merkeli del si fytyra e re e liberalizmit botëror duke mirëpritur imigrantët me krahët hapur. Brukseli lihet mënjanë teksa qeveritë e vendeve anëtare arrijnë fillimisht në një marrëveshje për shpërndarjen mes tyre të imigrantëve, por më pas refuzojnë ta zbatojnë.
2016: A ka një magji Brukseli?
Mbretëria e Bashkuar voton për të dalë nga një bashkim që asnjëherë nuk e përqafoi plotësisht, duke shkaktuar një krizë ekzistenciale mes bllokut 27-anëtarësh. Vota e Britanisë vjen e simbolizon një seri populizmash nacionaliste që vënë në rrezik bashkimin, përpara një serie zgjedhjesh. Teksa zyrtarët në të dy anët e Kanalit grinden mbi logjistikën dhe pasojat e shkëputjes së Britanisë nga Brukseli, BREXIT shndërrohet në fiksimin e Bashkimit Evropian, me negociatat që rrezikojnë të zvarritet përtej kufirit prej dy vitesh që përcakton Neni 50. /Politico.eu /Gazeta Ekonomia