Stoltenberg mbrin në Turqi, takohet me ministrin e Mbrojtjes Canikli
Ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, ka pritur në një takim në Ankara sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi që nga dita e djeshme, sipas burimeve të NATO-s.
Nurettin Canikli priti Stoltenbergun në Ministrinë e Mbrojtjes në Ankara, i cili, përshëndeti gardën e nderit me fjalët ”merhaba asker” (përshëndetje ushtarë).
Pas ceremonisë së pritjes u mbajt një edhe takim mes delegacioneve, raporton AA.
Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu do të ketë një takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Ai do të takohet gjithashtu me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Mevlüt Çavuşoğlu, thonë burimet e NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri i Punëve të Jashtme do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp para media./ fraksion