AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Sekretari i Përgjithshëm në Ankara: NATO qëndron me ju në solidaritet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e falënderoi Turqinë për kontributet e saj thelbësore në Aleancë gjatë një vizite në Ankara të hënën (16 prill 2018). Sekretari i Përgjithshëm u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan për t’u përgatitur për Samitin e Brukselit në korrik dhe për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë.

Në takimi me Ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoglu, Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi kontributet e Turqisë në operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Afganistan dhe Kosovën dhe në luftën kundër Daeshit. “NATO qëndron me ju në solidaritet,” theksoi ai, duke vënë në dukje mënyrat në të cilat Aleanca kontribuon në sigurinë e Turqisë.

“Ne mbështesim Turqinë me masa sigurie, duke përfshirë avionët e mbikëqyrjes AWACS, patrullat detare dhe ushtrimet”, tha Stoltenberg. Ai theksoi se sistemet e NATO-s për mbrojtjen e ajrit dhe të raketave ndihmojnë në mbrojtjen e Turqisë dhe Aleanca ka siguruar miliarda në financimin e infrastrukturës ushtarake në vend. Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu dhe Sekretari i Përgjithshëm diskutuan gjithashtu situatën në Siri, duke përfshirë Operacionin Dega e Ullirit dhe sulmin e tmerrshëm me armë kimike në Douma. “NATO dënon ashpër përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga regjimi sirian, si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Stoltenberg. Ai shtoi se përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës dhe NATO mbështet plotësisht përpjekjet e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike në Siri.

Gjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm u takua gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes Nurettin Canikli dhe zyrtarë të tjerë të lartë.