Organizo ditën tënde
Çfarë duhet të bëni për të qenë sa më produktiv gjatë ditës dhe të maksimizoni produktivitetin?
Presidenti i akseleratorit Y Combinator, Sam Altman, në një postim të fundit shkruan se “Nëse ju bëni 10 për qind të punës apo projektit, ku 1 për qind të saj e bëni më mirë çdo ditë, në krahasim me dikë tjetër, ndryshimi do të jetë shumë i madh”.
Po ju sjellim tetë këshillat që jep Altman për maksimizimin e produktivitetit me kalimin e kohës.
Reduktoni humbjet
“Nuk ka rëndësi sa shpejt lëvizni nëse është në drejtimin e gabuar”, thotë Altman.
Është e rëndësishme të keni besim në idetë tuaja, ose do të humbni gjithçka dhe do të punoni për gjërat që në fakt nuk iu interesojnë.
Bëni pushime
Altman lë hapësirë në orarin e tij për të lexuar, për të kaluar kohën në natyrë dhe për t’u shoqëruar me njerëz interesantë. Ekspozimi ndaj ideve të reja e ndihmon atë të mendojë për prioritetet e punës.
Bëni atë që doni
Është e vështirë të jesh produktiv duke punuar në gjëra që nuk iu interesojnë ose nuk ju pëlqejnë. Nëse mundeni, delegoni detyrat për të shmangur humbjen e vrullit.
Merrni kohë për mësime
Kuptoni se mund të mësoni gjithçka që dëshironi dhe që mund të bëni më të mirën nga kryerja e një detyre shpejt, e cila do të rrisë produktivitetin tuaj. Pra mësoni më shumë dhe do t’i realizoni detyrat më shpejt. Duke pasur kolegë pozitivë që të nxisin, do të frymëzojë që të punosh më shumë.
Vendosni qëllime
Altman bën listat e atyre gjërave që dëshiron të përmbushë çdo vit, çdo muaj dhe çdo ditë dhe rekomandon që të filloni dhe të përfundoni çdo ditë, me diçka ku mund të përparoni me të vërtetë. Nëse merrni kohë për të bërë një listë dhe për t’u dhënë përparësi qëllimeve tuaja, ju do të frymëzoheni dhe do të rrisni produktivitetin tuaj.
Thjesht thuaj “Jo”
Jini të pamëshirshëm për të thënë “jo” për detyrat që janë me prioritet të ulët, pasi ato vetëm do t’iu ngadalësojnë. Shumica e takimeve mund të bëhen nga 15 deri në 20 minuta; takimet më të gjata të shpenzojnë shumë kohë.
Puno me zgjuarsi
Pasi të keni vendosur prioritetet tuaja, punoni mbi to.
Organizoni mënyrën e jetesës
Përcaktoni rutinën më të mirë të gjumit. Sigurohuni që të ushtroheni mjaftueshëm dhe që të keni një dietë të shëndetshme. Nëse nuk jeni të shëndetshëm, ju nuk do të jeni në gjendje të bëni më të mirën tuaj. Krijoni hapësirën tuaj të punës që i përshtatet stilit të punës dhe eliminoni gjërat që iu largojnë vëmendjen në mënyrë që të përqëndroheni në gjërat që duhen bërë.