Maska me banane kundër rrudhave
Maska me banane është një maskë e cila mund të aplikohet nga personat të cilët e kanë kaluar moshën 25 vjeç. Kjo maskë përdoret për ngadalësimin e rrudhave të padëshiruara dhe është e këshillueshme të përdoret një herë në javë.
Banania e shoqëruar me mjaltë krijon një kombinim të bananes dhe vjen në fytyrë fuqishëm për të pasur një lëkurë rinore e plot shkëlqim. Kjo maskë është mjaft e mirë edhe për poret që shfaqen në fytyrë.
Për përgatitjen e kësaj maske na nevojitet vetëm ½ banane dhe 2 lugë çaji mjaltë. Merrni një tas të vogël dhe shtypeni bananen me një pirun derisa të bëhet një masë kremoze. Bashkoni edhe mjaltin dhe vazhdoni t’i përzieni derisa të formohet një masë kremoze pa gunga, në mënyrë që të përhapet lehtësisht në lëkurë.
Aplikojeni maskën me anë të gishtërinjve në mënyrë të barabartë në të gjithë lëkurën, mbajeni maskën në lëkurë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë