James Comey: Trump i papërshtatshëm si president
Presidenti Donald Trump dhe ish-drejtorit të FBI-së James Comey ende vazhdojnë të përplasen virualisht.
Së fundmi Comey ka deklaruar se Trump është një njeri “moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”.
Comey ka dhënë intervistën e tij të parë televizive pasi u shkarkua nga Presidenti Trump vitin e kaluar. Për “ABC News” në SHBA, ai tha se Trump gënjen vazhdimisht dhe mund të ketë penguar drejtësinë.
“Unë nuk mendoj se ai është mjekësisht i papërshtatshëm për të qenë president. Unë mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”. tha Comey
“Presidenti Donald Trump nuk është në gjendje t’i përmbahet vlerave të këtij vendi, më e rëndësishmja: për të qenë i vërtetë. Ky president nuk është i aftë për ta bërë një gjë të tillë”, përfundon Comey.