AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

BE: Shqipëria dhe Maqedonia në prag negociatash

Nesër më 17 prill është data kur Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, sipas Komisionit Europian.

EUObserver, citon pjesë ekskluzive të draftit kur thotë se “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”.

EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Kjo vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s.

Shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver.

Ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.

Ato do të rishikojnë “Angazhimin e tyre për të lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës” për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe diskutimin e çështjeve të sigurisë në rajon,  sipas një diplomat i BE-së.