Amerikanët nuk janë gati për #deletefacebook
A janë njerëzit me të vërtetë gati të largohen nga Facebook për shkak të skandalit të Cambridge Analytica? Jo me të vërtetë, sugjeron një studim i ri.
Firma këshilluese Creative Strategies realizoi një sondazh tek njëmijë amerikanë në fillim të këtij muaji dhe zbuloi se 17 për qind kishin hequr aplikacionin Facebook nga smartfonët e tyre – 9 për qind e kishin fshirë plotësisht llogarinë e tyre.
“Këto shifra mund të mos shqetësojnë shumë Facebook, por ka hapa më drastikë që përdoruesit po marrin dhe që duhet të jenë shqetësuese pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në modelin e biznesit të Facebook. Angazhimi më i ulët është rreziku i vërtetë për Facebook”, tha analistja Carolina Milanesi në një deklaratë, duke treguar për 35 për qind të marrësve të sondazhit që thanë se po përdorin më rrallë Facebook.
Një tjetër 35 për qind i shoqërisë kishin ndryshuar cilësimet e tyre në platformë, me sa duket për të ekspozuar më pak të dhënat e tyre personale, ndërsa 28 për qind kurrë nuk kishin besuar te Facebook për të krijuar një llogari në të.
“Ky duhet të jetë shqetësimi i vërtetë për Facebook, pasi përdoruesit e paangazhuar do të jenë më pak të vlefshëm për markat që po paguajnë për shërbimet e Facebook”, tha Milanesi.
Lajmi i vjedhjes së të dhënave nga Cambridge Analytica u publikua në mes të marsit, kur Facebook ndaloi kompaninë dhe bashkëpunëtorët e saj nga platforma. Shumica e amerikanëve duket se i kushtojnë vëmendje lajmeve, 76 për qind e të anketuarve ishin të paktën ‘disi të vetëdijshëm’ për polemikat e Cambridge Analytica.
Pse njerëzit përdorin Facebook? Rreth gjysma e anketuesve thanë se e bëjnë këtë për të mbajtur kontakt me miqtë dhe familjen që jetojnë në një zonë tjetër ose kanë humbur kontaktin. Por 20 për qind e përdorin atë për të shuar mërzinë. Gjatë paraqitjes së tij në Capitol Hill këtë javë, Mark Zuckerberg u pyet për të konfirmuar se ‘Facebook nuk ka vënë re një rritje të konsiderueshme në përdoruesit që çaktivizojnë llogaritë e tyre’ ose ‘një rënie në ndërveprimin e përdoruesit në Facebook’ që kur skandali i Cambridge Analytica u bë publik.
“Po, kjo është e saktë”, u përgjigj Zuckerberg.
Kjo deklaratë erdhi pasi kompania zbuloi se 87 milionë përdoruesve të Facebook i ishin vjedhur të dhënat e tyre personale nga Cambridge Analytica. Për të rifituar besimin e publikut, Facebook ka krijuar mjete të reja dhe ka hequr dorë nga të tjerët.