Shqiptarët e Malit të Zi, mbështesin Milo Gjukanoviç,
Malit të Zi, voton sot për zgjedhjet presidenciale t të cilat cilësohen të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.
Janë 7 kandidatë në garë, por beteja zhvillohet mes kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministër dhe rivalit të tij të pavarur Mladen Bojaniç.
Sondazhet japin fitues që në raundin e parë ish-Kryeministrin Gjukanoviç, edhe pse është vota e qytetarëve ajo që do të vendosë .
Gjukanoviç, është një veteran i politikës, dhe u kthye me forcë në skenë i cili premton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.
Rivali i tij Bojanic, nuk kundërshton anëtarësimin në BE, por duket qartë që anon nga raportet më të forta me Moskën.
Faktori shqiptar në Malin e Zi, ka premtuar mbështetje për Gjukanovic.