Francë: Ndizet zemërimi publik nga ndryshime në ligjin e punës
Autoritetet franceze kanë thënë këtë të dielë se 63 persona janë arrestuar dhe nëntë policë janë plagosur nga protestat e zhvilluara në disa qytete të vendit, si pasojë e ndezjes së zemërimit publik nga disa ndryshime në ligjin e punës prej Presidentit Emmanuel Macron.
Ministri i Brendshëm Gerard Collomb denoncoi dhunën dhe dëmtimin e dyqaneve dhe ndërtesave publike në skajet e protestave të së shtunës në Nantes, Francën perëndimore dhe Montpellier në jug.
Kolomb kërkoi qetësi ndërsa një protestë tjetër është planifikuar të dielën në Notre-Dame-des-Landes në Francën perëndimore.
Protestat e tjera të shtunën rreth Francës ishin kryesisht paqësore. Punëtorët e hekurudhave po marshojën thuajse çdo ditë në protestën që do të zgjasë disa muaj dhe lidhet me planin e reformës së punës së hekurudhave nga Macron. Protesta e tyre ka ndërprerë edhe trafikun mbarëkombëtar të trenave.
Macron do të flasë në televizionin kombëtar të dielën, për të shpjeguar reformat e tij dhe ndikimin e tyre në ekonominë franceze. Ai thotë se po e bën vendin më konkurrues globalisht ndërsa punëtorët kanë frikë se humbasin mbrojtjen e vendeve të punës nga privatizimi i sistemit.