Edhe Kosova përkrah Gjukanoviqin për president të Malit të Zi
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka shkruar se beson në fitoren e sotme të Millo Gjukanovic, në garën për President të Malit të Zi.
Në këtë formë, ai ka treguar pozicionin e Qeverisë së Kosovës në raport me zgjedhjet presidenciale malazeze.
Ai ka komentuar veprimet e dy kandidatëve tjerë për President që po paralajmërojnë tërheqjen e njohjes për Kosovën.
“Deklaratat e kandidateve Marko Milaciq dhe Dobrilo Dedeic; per terheqjen e njohjes se Kosoves tregojne jo vetem orientimin e tyre antieuropian por edhe mentalitetin primitiv dhe logjiken e vjeter te nencmimit te shqiptareve”, ka shkruar ai.
“Kjo qasje e tyre antihistorike besoj qe do te merr goditjen e rradhes nga forcat me orientim proeuropian qe do te rezultoj me fitoren e Milo Gjukanoviqit”, ka shtuar Berisha./Zeri