AktualitetBota+PolitikëTë fundit

Behgjet Pacolli, Izraelit; Rishqyrtoje çështjen e njohjes së Kosovës

Zëvendkryeministri dhe njëherësh edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka këkuar nga shteti i Izraelit ta ri shqyrtojë çështjen e njohjes së Kosovës, teksa u ka dërguar edhe urime pë 70 vjetorin e pavarsisë së këtij shteti, transmeton “Zëri.info”.

“Në këtë vit të veçantë të shënimit të 70 vjetorit të Pavarësisë, dëshiroj që t’i dërgoj urimet më të sinqerta popullit dhe lidershipit të shtetit të Izraelit. Bashkëjetesa dhe harmonia në mes shqiptarëve të Kosovës dhe hebrenjëve ka gjurmë historike shekullore në vendin tonë, duke përfshirë edhe periudhën e lavdishme të ndihmës në shpëtimin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona kanë shënuar ngritje të vazhdueshme edhe në nivelin Institucional që nga shpallja e Pavarësisë sonë dhjetë vjet më parë, por ky mund të jetë një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi shqyrtimin e njohjes edhe de jure të Kosovës. Presim që në të ardhmen e afërt të kemi përfaqësim të Kosovës në Izrael”, ka thënë Pacolli .