Siria për sulmin; “Shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe mospërfillje për legjitimitetin ndërkombëtar”
Menjëherë pas përfundimit të sulmit një orësh, automjetet me altoparlantë dolën në rrugët e Damaskut duke përhapur këngë nacionaliste.
Qindra sirianë u mblodhën në sheshe të rëndësishme në kryeqytetin sirian, duke duke ndezur shenja të fitores dhe duke falëvitur flamuj sirianë në skena sfiduese që ndoqën sulmet ajrore të papara të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë.
“Shpirtrat e mirë nuk do të nënçmohen”, presidenca e Sirisë shkroi në tweet pas fillimit të sulmeve ajrore.
Qindra banorë filluan të mblidheshin në sheshin kryesor Omayyad të kryeqytetit sirian. Flamuj sirianë, rusë dhe iranianë, ne durart e njerzve, disa duartrokisnin dhe kërcenin. .
“Ne jemi burrat e tu, Bashar”, bërtitën ata.
Televizioni shtetëror sirian transmetoi drejtpërdrejt nga sheshi ku një numër i madh civilësh të përzier me burra në uniformë, përfshirë aktore, ligjvënës dhe figura të tjera.
TV sirian i quajti sulmet një “shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare dhe tregon mospërfillje për legjitimitetin ndërkombëtar”
Ajo tha se mbrojtja ajrore siriane u përgjigj dhe solli pjesën më të madhe të raketave, por disa arritën në një qendër kërkimore në Barzeh, ku thuhej se përmbante laboratorë shkencorë dhe një qendër edukimi, por që SHBA pretendonte se ishte një objekt kërkimi për armët kimike.
Deklarata thotë se ushtria siriane do të vazhdojë të luftojë kundër “terrorizmit”. /
Kareem Shaheen/the guardian